LAJMI I FUNDIT:

Dërgoni kartolina falas me Postën e Kosovës

Dërgoni kartolina falas me Postën e Kosovës

Në prag të festave të fundvitit, Posta e Kosovës, ka vendosur që të gjithë qytetarëve t’u mundësojë të dërgojnë kartolina falas brenda territorit të Kosovës, deri më 31 dhjetor.
foto 1 (1)
Çdo qytetar i interesuar do ta ketë falas shërbimin postar për të dërguar kartolina nga secila zyrë postare e Postës së Kosovës, që janë të shtrira në tërë vendin.

Teknologjia e komunikimit është jashtëzakonisht e zhvilluar, por është një ndjejnë e veçantë kur dërgon ose pranon kartolinë me një mesazh urimi.

Dërgimi i urimeve përmes kartolinave do ta bëj edhe më të bukur atmosferën e festave të fundvitit. /Telegrafi/