LAJMI I FUNDIT:

Dërgohen për shërim jashtë shtetit 11 fëmijë

Dërgohen për shërim jashtë shtetit 11 fëmijë

OJQ Humanitare “Ti Gëzojmë Fëmijët” dhe kompania telekomunikuese IPKO, kanë grumbulluar fonde të mjaftueshme nga fushata për ngritjen e fondeve, e njohur si “DËRGO SMS, SHPËTO JETË”, për të dërguar 11 fëmijë me sëmundje të ndryshme, për shërim jashtë vendit, ndërsa organizata kërkon nga qytetarët e Kosovës ti bashkëngjiten edhe më shumë iniciativës humanitare.

Fushata për ngritjen e fondeve, “DËRGO SMS, SHPËTO JETË”, një bashkëpunim mes OJQH “Ti Gëzojmë Fëmijët”, kompanisë IPKO dhe aktorit të mirënjohur kosovar, Luan Jaha, ka prodhuar rezultatet e para të saj, prej së cilës kanë përfituar 11 fëmijë kosovar me sëmundje të ndryshme, të cilat kanë nevojë për trajtim jashtë Kosovës.

Përmes ndihmës së ofruar nga kompania IPKO dhe ndihmës tjetër direkte e cila ka arritur nëpërmjet SMS’ve të dërguar nga qytetarët me vullnet të mirë për ndihmë, kanë përfituar fëmijë të moshave të ndryshme të cilët vuajnë nga sëmundjet e diagnostifikuara me nevoja për trajtim në neurologji, oftalmologji, si dhe fëmijë të cilët kanë nevojë për intervenime kardiake.

Përveç ndihmës me 5.000€ dhe mbulimin e të gjitha shpenzimeve të fushatës, kompania IPKO ka bërë të mundur që forma e grumbullimit të fondeve të jetë gjithëpërfshirëse, përmes dërgimit të SMS-ve në numrin 5050, ku përdoruesit e numrit mobil IPKO janë ngarkuar me një shumë prej 0.50€. Të gjitha mjetet e grumbulluara nga SMS’të e dërguar nga qytetarët e Kosovës, barten në xhirollogarinë e organizatës OJQH “Ti Gëzojmë Fëmijët”.


OJQ Humanitare “Ti Gëzojmë Fëmijët” ka grumbulluar edhe mjete tjera të konsiderueshme në terren për të mbuluar trajtimin apo shërimin e 11 fëmijëve të cilët tashmë janë nisur për shërim, ndërsa së shpejti do të nisen edhe fëmijë të tjerë të cilët tashmë i kanë terminet e aranzhuara për shërim në spitalet e Turqisë, Suedisë, Italisë, Shqipërisë, Maqedonisë, dhe vendeve të tjera.

OJQ Humanitare “Ti Gëzojmë Fëmijët” premton se edhe në të ardhmen do të angazhohet në fushata të tilla, si kjo me kompaninë telekomunikuese IPKO, ndërsa ajo pret mbështetje edhe më të gjerë nga institucione dhe individ të vullnetit të mirë, të cilët dëshirojnë që të përmirësojnë shëndetin e fëmijëve në nevojë.

Në listën e pritjes për shërim, janë edhe shumë fëmijë të tjerë për të cilët organizata humanitare apelon tek qytetarët e vendit tonë ti përgjigjen edhe më shumë kësaj iniciative humane për shërimin e fëmijëve, përmes së cilës ndihmohen fëmijët dhe prindërit e tyre.

Fushata “DËRGO SMS, SHPËTO JETË” ka filluar më 29 maj të këtij viti, dhe do të vazhdojë së paku deri në fund të vitit 2009.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

E Bukura e Dheut
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

japanoskosova
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori