LAJMI I FUNDIT:

Dërgesat e iPhone 5 vonohen 2-3 javë!

Dërgesat e iPhone 5 vonohen 2-3 javë!

Nëse jeni të dëshpëruar që ta keni në dorë iPhone 5’shin tuaj të cilin e keni porositur para një kohe, atëherë me siguri se jeni të interesuar ta dini se porositë e bëra për modelin më të ri të iPhone nga Apple do të vijnë më herët sesa që ju mendoni.

Më herët, të gjitha porositë e bëra për iPhone 5 janë vonuar prej 3 deri në 4 javë, ndërsa tani numri i ditëve kur konsumatorët do ta kenë telefonin e tyre të preferuar në dorë do të jetë më e shkurtër, pasi që Apple do ta bëjë dërgesën e telefonit tek klientët brenda dy ose tri javëve.

Për shkak të kërkesës së madhe nga konsumatorët, Apple ka pasur vonesa në dërgimin e iPhone 5 prej fillimit, mirëpo pjesë e madhe e vonesave kanë qenë edhe probleme tjera që janë lidhur me prodhimin e telefonit.

Duke e cilësuar prodhimin e iPhone 5, si njërin ndër modelet më sfiduese, Foxconn, kompania e cila e krijon secilin model të iPhone për Apple ka thënë se tashmë proceset e prodhimit janë përmirësuar, dhe për këtë arsye, ne do të kemi më shumë iPhone 5 në treg. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Mjetet e reja të YouTube mbrojnë krijuesit nga audiot dhe videot e rreme të gjeneruara nga AI

Mjetet e reja të YouTube mbrojnë krijuesit nga audiot dhe videot e rreme të gjeneruara nga AI

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
YouTuberi britanik ndërton iPhone-in më të madh në botë

YouTuberi britanik ndërton iPhone-in më të madh në botë

Teknologji
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
Kalo në kategori