Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Valdete Idrizi ka reaguar ashpër ndaj gjestit johuman të avokatit të Vetëvendosjes, Tomë Gashi, i cili shihet në një video duke shqelmuar lëmoshën që një lypës kishte mbledhur nga qytetarët në sheshin ‘Nëna Terezë’ në Prishtinë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Idrizi ka thënë se është tronditur nga gjesti i Gashit ndaj lypsarit.
Ajo thotë se është ndjerë e shqetësuar që ndaj veprimit të avokatit nuk ka pasur reagime as nga LVV-ja e as nga OJQ-të.
“Tronditëse, deri në palcë, janë pamjet ku avokati i Qeverisë Kurti dhe aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Tomë Gashi, mu në Sheshin Nëna Tereze në Prishtinë, shkelmon pamëshirshëm, me shfrenim, një njeri në nevojë, i cili ishte ulur në rrugë dhe kërkonte lëmoshë. Sa më ka shqetësuar vrazhdësia dhe poshtërsia e avokatit të LVV-së, po aq më ka tronditur mungesa e reagimit nga vet LVV e cila, së paku publikisht, ka thënë se promovon barazinë dhe politikat sociale”, shprehet ajo.

Më tej ka pyetur pse nuk ka reagim as nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Avokati i Popullit e KMLDNJ-ja.
“Pastaj, ku është reagimi dhe distancimi nga Ministria e Drejtësisë, ku është reagimi i Avokatit të Popullit, ku është reagimi i KMLDNJ-së e OJQ-ve të tjera? Askund! Askush! Nuk po e kuptoj heshtjen e tyre. A vjen na frika apo nga lakmia për të përfituar nga pushteti dhe pushtetarët?! Turp të qoftë Tomë Gashi. Ndonëse, e ke dëshmuar se ti nuk turpërohesh për asgjë”, ka shkruar Idrizi në fund.
Ndryshe,të premten mbrëma avokati Tomë Gashi, është xhiruar nga një qytetar teksa godet me shqelm një lypës në sheshin ‘Nënë Tereza’. Në video shihet teksa Gashi diskuton diçka më të, më pastaj ia shqelmon edhe paratë që kishte para vetes.
Më vonë Gashi ka shpërndarë lajmin pikërisht për gjestin e tij ndaj lypësit, duke mos u penduar fare.
“Tu e kry punën e inspeksionit mas dy vjet britmash të çmendura ditë e natë në sheshin ‘Nënë ‘Tereza’”. Këta kanë shefa me Mercedesa dhe janë tregu për mbi dy vite grup me i organizuar se inspekcioni i Prishtinës! Kështu nuk ka në sheshin Skënderbeu në Tiranë”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës