LAJMI I FUNDIT:

Tomë Gashi shqelmon paratë e lypsarit në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë – thotë se kreu punën e inspektoratit

Tomë Gashi shqelmon paratë e lypsarit në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë – thotë se kreu punën e inspektoratit

Në kryeqytet, nuk janë të pakët lypsarët që kërkojnë lëmoshë. Disa prej tyre ndalen në mes sheshit në qendër duke u lutur që ndokush t’i japë ndonjë cent.

E një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pikërisht me njërin nga ta.


Të premten mbrëma, avokati Tomë Gashi, është xhiruar nga një qytetar teksa godet me shqelm një lypës në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Në video shihet teksa Gashi diskuton diçka më të, më pastaj ia shqelmon edhe paratë që kishte para vetes.

Më vonë Gashi ka përndarë lajmin pikërisht për gjestin e tij ndaj lypësit, duke mos u penduar fare.

“Tu e kry punën e inspeksionit mas dy vjet britmash të çmendura ditë e natë në sheshin ‘Nënë ‘Tereza’”. Këta kanë shefa me Mercedesa dhe janë tregu për mbi dy vite grup me i organizuar se inspekcioni i Prishtinës! Kështu nuk ka në sheshin Skënderbeu në Tiranë”, ka shkruar ai në Facebook.

Nuk dihet se çfarë e ka nxitur përplasjen e Gashit me lypsarin, pasi ky i fundit nuk ka dhënë sqarime.

Mbetet të shihet nëse organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të reagojnë për këtë rast.

Videoja është marrë nga periskopi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori