LAJMI I FUNDIT:

Deputeti shqiptar në gjendje të rëndë shëndetësore

Deputeti shqiptar në gjendje të rëndë shëndetësore

Gjovalin Kadeli, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim mbrëmjen e sotme u nis me urgjencë drejt Italisë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Burime nga QSUT thonë se deputeti vuan nga ‘Pankreati Akut’ dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.


Ai u nis drejt shtetit fqinj me avion sanitar rreth orës 22:00.

Burimet bëjnë me dije gjithashtu se deputeti Kadeli u shoqërua deri në aeroportin e Rinasit nga ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili.