Jo të gjithë deputetët e partisë konservatore angleze ndajnë të njëjtin qëndrim me Sekretaren e tyre të Punëve të Brendshme, Suela Braverman, se “shqiptarët që mbërrin me gomone po pushtojnë Anglinë”.
Deputeti konservator Daniel Kawczynski në një komision parlamentar u tregoi kolegëve të tij për protestën e një jave më parë të shqiptarëve në kryeqytetin anglez.
“Fëmijët e shqiptarëve po bullizohen në shkolla duke u përballur me abuzime të natyrës raciste. U takova me qytetarë shqiptarë në urën Westminster javën e shkuar kur ata paqësisht po demonstronin duke mbajtur në duar flamuj shqiptarë e thonin: “Unë jam një punëtor ndërtimi, infermiere, doktor, jam mësues dhe ne kontribuojmë në këtë vend, ndërsa media na portretizon si kriminelë”. Unë jam i prekur nga ajo që pash dhe dëgjova në Westminster Breadge nga këta njerëz të cilët punojnë shumë”, citohet të ketë thënë Kawczynski.
Deputeti konservator dënoi gjuhën e përdorur në media dhe komentet për këtë protestë.
“Demonstrata që unë pash është shumë ndryshe nga zhvillimet të cilat u pasqyruan në artikullin e Mail on Sunday, ku këta protestues portretizoheshin si njerëz të cilët krijuan dhunë. Kjo nuk është ajo që unë pash. Njerëz si zoti Nigel Farage përpiqen të lartësojnë këtë histeri anti-shqiptare në faqet e Mail on Sunday. Ata duhet të jetë shumë, shumë të kujdesshëm në këtë që po bëjnë”, tha ai, raporton tch.
Daniel Kawczynski pati edhe këtë mesazh për ministren e partisë së tij, Suela Braverman.
“Ne të gjithë duam dhënien fund të modelit kriminal të grupeve kriminale por në asnjë mënyrë s’kemi si shembull marrim shqiptarët. Sekretarja e Punëve të Brendshme duhet të fokusohet në detyrat e saja. Duhet të jetë e kujdesshme me gjuhën që ajo përdor”, tha ndër të tjera ai.
Ministria e Punëve të Brendshme e Anglisë tha të enjten se kishte dëbuar 26 shqiptarë në përfundim të dënimit në burgjet angleze. Mes tyre 9 persona mbërritur me gomone javën e shkuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prezantohet rrejshëm si oficer korrektues, Policia arreston të dyshuarin në Zveçan
VLEN: Kemi ndarë 100 milionë për komunat, do të përmirësohet infrastruktura në zonat shqiptare
Një autobusi në veri ia thyejnë parafangot dhe pasqyrat, të dyshuarit dolën me shkop druri nga një veturë
Përleshja masive në Emshir, shtatë të arrestuar – sulmuan katër persona, në mesin e të cilëve edhe një grua
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Valtonen: Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë, mbështesim integrimin euroatlantik të Kosovës
Largimi i masave ndaj Kosovës, BE: Nuk ka asgjë të re, diskutimet vazhdojnë në Këshill
Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh