LAJMI I FUNDIT:

Rusia dëshiron zonë të çmilitarizuar në Ukrainë, SHBA-ja tregon kushtin e vetëm që duhet të plotësojë Putini

Rusia dëshiron zonë të çmilitarizuar në Ukrainë, SHBA-ja tregon kushtin e vetëm që duhet të plotësojë Putini

Një zonë e mundshme e çmilitarizuar në Ukrainë do të jetë e pamundur për aq kohë sa trupat ruse vazhdojnë të operojnë në territoret ukrainase, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Matthew Miller.

Miller me këtë koment iu përgjigj një raporti nga Instituti për Studimin e Luftës (ISW) në të cilin presidenti rus, Vladimir Putin ka sugjeruar krijimin e një zone “të çmilitarizuar” në Ukrainë, propozim ky në të cilin përfshihet qyteti i Kharkiv.

Por, nocioni i shkëmbimeve territoriale për paqe duket se nuk pëlqehet nga ukrainasit, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.


Perspektiva për të lejuar që qyteti i dytë më i madh i Ukrainës të jetë zonë potencialisht e çmilitarizuar dhe e përcaktuar nga shteti rus, llogaritet të jetë edhe më e pamundur.

ISW analizon deklaratat e Putinit për "zonën e çmilitarizuar"
Lexo po ashtu ISW analizon deklaratat e Putinit për "zonën e çmilitarizuar"

Miller theksoi se “Putini e ka bërë të qartë vazhdimisht se ai nuk i ka ndryshuar synimet e tij për pushtimin dhe nënshtrimin e Ukrainës”.

“Nëse Rusia vërtet dëshiron të tregojë interes për çmilitarizimin e zonave, gjëja e parë që mund të bëjë është të fillojë me çmilitarizimin e zonave ukrainase ku aktualisht ka forca ruse”, shtoi Miller.

Se propozimi i presidentit rus nuk ishte sugjerim serioz u vërtetua edhe nga ISW-ja.

Përkundrazi, ishte metodë retorike për të përfituar nga “narrativat ekzistuese në mediat perëndimore” të cilat vënë në pikëpyetje jetëgjatësinë e ndihmës perëndimore për Ukrainën.

Sipas ISW, zona e çmilitarizuar “është një qëllim i paraqartë dhe i paarritshëm për aq kohë sa ekziston një Ukrainë e pavarur e aftë për të luftuar”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori