Demokracia Studentore ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që të mos ndërhyjë në punën profesionale të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, pasi që programet të cilat janë hapur në universitetet e mbyllura nuk i kanë plotësuar kriteret dhe kanë qenë në kundërshtim me ligjin e arsimit të lartë.
Sipas kësaj organizate, universiteteve që nuk ju kanë akredituar programet, rektorëve dhe politikës ju kanë shërbyer vetëm për t’i punësuar njerëzit e tyre dhe janë në dëm të studentëve pasi që në këto universitete ka sasi dhe jo cilësi.
“Ne të gjithë e dimë që shumica e rektorëve të universiteteve të hapura pasluftës janë emëruar nga politika e theksojmë se para pak ditësh rektor i universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë është zgjedhur një anëtar i kryesisë së PDK-së dhe kryeministri nuk ka reaguar fare edhe pse është shkelur statuti i universitetit”, ka deklaruar Mexhid Ramusa nga Demokracia Studentore duke bërë thirrje nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë të qëndrojë karashi vendimeve që i ka marrë.
“Ne si organizatë studentore i bëjmë thirrje Këshilli Shtetëror të Cilësisë të qëndrojë karshi vendimeve profesionale që i ka marrë për mos akreditimin e programeve në Universitetin e Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës, pasi që ky vendim kontribuon në cilësinë e arsimit në Kosovë dhe është në dobi të studenteve dhe vendit”, vijoi ai.
Ndërsa Këshilli Shtetërorë i Cilësisë dje ka marr vendim që të mos akreditoj tri universitete publikë, atë të Pejës, Prizrenit dhe të Mitrovicës.
Lidhur me këtë vendim ka reaguar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se është i pa pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike; atij në Pejë, në Mitrovicë dhe në Prizren.
Po ashtu edhe ministri i Ministrisë së Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka reaguar ndaj vendimit të Këshillit Shtetërorë të Cilësisë.
Bytyqi ka thënë se ky vendim është në kundërshtim me vendimin e datës 12 korrik 2019, sipas të cilit, Këshilli nuk duhet të merr asnjë vendim pa pasur një qartësim në lidhje me çështjet që janë ngritur nga Agjencia Antikorrupcion.
Ndërsa ndaj kryeministrit Haradinaj, dhe ministrit Bytyqi ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci e cila ka vlerësuar se reagimet e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ndaj vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, janë sa skandaloze, aq edhe shqetësuese.
Madje, sipas deputetes Nagavci, janë kërcënim serioz, jo vetëm për anëtarët e KSHC-së, por për zhvillimet në arsim, për cilësinë dhe të ardhmen e të rinjve e fëmijëve tanë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore

Kritikohen vonesat për gjykimin e "Banjskës", konsiderohet rast me interes kombëtar që duhet trajtuar me prioritet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore