LAJMI I FUNDIT:

Dëmet ekonomike të hirit vullkanik

Dëmet ekonomike të hirit vullkanik

Shpërthimi i vullkanit në Islandë mund të çojë në një katastrofë ekonomike. Nga e enjtja deri të dielën, në Evropë u anuluan më tepër se 60.000 fluturime. Kjo i ka shkaktuar shoqërive ajrore 800 milionë euro dëme.

56.000 vetë punojnë në shoqëritë ajrore gjermane. Po t’u shtosh atyre edhe numrin e punonjësve të aeroporteve, që nga rojet deri tek shitëset e dyqaneve Duty-Free, atëhere prej transportit ajror jetojnë në Gjermani rreth 200.000 vetë. Vetëm në aeroportin e Frankfurtit mbi Main punojnë rreth 65.000 vetë. Të gjithë këta këto ditë kanë qenë pa punë.

Veç çmimit të biletave shoqërive ajrore u bien në kurriz edhe shpenzime të tjera, si p.sh. ato për strehimin dhe ushqimin e pasagjerëve që kanë prerë biletat dhe nuk mund të udhëtojnë.

Po të mendosh se shoqëritë ajorore kanë pasur probleme edhe prej rënies së numrit të fluturimeve për shkak të krizës ekonomike 2009, atëhere nuk përjashtohet se prej gjendjes aktuale disa prej tyre mund të falimentojnë.


Dëmet më të mëdha se të 11 shtatorit

Eksperti për aviacionin Andreas Spaeth thotë: "Një skenar i tillë mund të bëhet shumë serioz ditët e ardhshme.

Lufthansa apo Air Berlin mendoj se janë në gjendje që ta përballojnë për një farë kohe situatën pa iu dashur të bëjnë shkurtime masive të personelit dhe pa rrezik falimentimi. Por përqindja e fitimit në sektorin e transportit ajror nuk është shumë e lartë dhe për këtë çështja kryesore është sa kohë do të vazhdojë problemi."

Sipas vlerësimeve të Lidhjes ndërkombëtare të shoqërive ajrore, IATA, reja vullkanike po u shkakton shoqërive ajrore më tepër humbje se sulmet terroriste të 11 shtatorit 2010 në SHBA. Humbjet e shoqërive ajrore janë rreth 250 milionë dollarë në ditë, tha sot (19.04) shefi i IATA-s Giovanni Bisignani. Në rastet e katastrofave natyrore shoqëritë e sigurimeve nuk marrin gjë përsipër asnjë shpenzim. Bursat njoftuan të hënën se aksionet e shoqërive ajore kanë shënuar rënie prej 3,5 – 4,5%.

Sipas Dhomës gjermane të Industrisë dhe të Tregtisë, në rast se fluturimet do të pezullohen tërërisht, humbjet për ekonominë gjermane do të jenë rreth një miliardë euro në ditë. Kjo sepse eksportet, të cilat pjesërisht janë të varura edhe transportit ajror – përbëjnë një nga shtyllat themelore të ekonomisë gjermane.

Kjo do të thotë se prej ndërprerjes së fluturimeve mund të kenë humbje edhe sipërmarrjet që prodhojnë ilaçe, pjesë për kompjutera etj. Bllokimi prej dy javësh u transportit ajror do t’i kushtonte prodhimit bruto të vendit një mos rritje deri në një gjymë përqind.

Për këtë shoqatat e ndryshime të sipërmarjeve gjermane kërkojnë që pas përfundimit të resë vullkanike të zbuten provizorisht rregullat për fluturimet natën, meqenëse pjesa më e madhe e transportit ajror kryhet natën.

Shtabe krize të përbërë nga përfaqësues të politikës dhe të ekonomisë po përpiqen për të gjetur zgjidhje. Bëhet fjalë për kompensime shtetërore, por deri tani e sigurt nuk është asgjë.(DW)

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Ekonomi
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Kalo në kategori