LAJMI I FUNDIT:

Demaj paralajmëron njohje të reja

Demaj paralajmëron njohje të reja

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj, thotë se këtë vit Kosova do të pranojë njohje të reja.

Ndonëse nuk ka përmendur se cilat do të jenë shtete që ta njohin Kosovën, Demaj thotë se njohjet do të vijnë nga shtetet afrikane.


Ministri në detyrë vlerëson se Kosovës i kanë munguar njohjet edhe për shkak se institucionet janë përqendruar në lobim sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Por vet Demaj, ka konfirmuar se këtë vit nuk kanë aplikuar për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

“Shtetet të cilat do të na njohin janë shtete afrikane dhe besoj se do të ketë njohje shumë shpejt, por sa i përket neglizhencës që po thuhet se ka pasur neglizhencë dhe nuk është lobuar për njohje. Kosova po kalon nëpër procese të ndryshme siç është rasti i INTERPOL-it por nuk e kemi lënë në asnjë mënyrë të anashkaluar edhe çështjen e njohjeve”, u shpreh Demaj, për Ekonomia Online.

Demaj ka vlerësuar punë e paraardhësit të tij, ish-ministrit Enver Hoxhaj.

“Kishte njohje, këtë vit kishte nuk është që nuk ka pasur njohje, ministri Hoxhaj ka lobuar mjaft në shumë shtete. Gjithashtu këtë vit pritet që të ketë edhe njohje të reja, ta them realisht po vjen duke u reduktuar numri i shteteve që nuk na kan njohur”, tha ai.

Kosova ka pranuar njohjen e fundit në mars të këtij viti nga Bangladeshi. Deri më tani Kosova është njohur nga 114 shtete.

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori