LAJMI I FUNDIT:

Delegacioni kosovar pjesëmarrës në Konferencën e ILO-së

Delegacioni kosovar pjesëmarrës në Konferencën e ILO-së

Sot ka udhëtuar për në Gjenevë të Zvicrës një delegacion i Republikës së Kosovës, kryesuar nga zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Gjergj Dedaj, ku do të merr pjesë në Konferencën e 98-të të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO).

Përveç MPMS-së në përbërje të këtij delegacioni janë edhe përfaqësuesit e BSPK-së, Konfederatave të Sindikatave të Lira të Kosovës, të OEK dhe përfaqësues nga Aleanca Kosovare e Biznesit.

Gjatë qëndrimit në Gjenevë delegacioni i Republikës së Kosovës, pritet të zhvillojë një varg takimesh me ministra, zyrtarë dhe autoritete të larta shtetërore që janë anëtarë të Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

Gjatë këtyre takimeve do të diskutohet për politikat e punës, zhvillimin ekonomik dhe çështjet sociale.


Në fokus të bisedave do të jetë edhe çështja e anëtarësimit të Republikës së Kosovës si anëtare me të drejta të plota në Organizatën Ndërkombëtare të Punës, si mekanizëm mjaft i rëndësishëm i OKB-së, pasi që Kosova me sukses ka filluar anëtarësimin në struktura të rëndësishme ndërkombëtare, anëtarësimi në ILO do të kishte një rëndësi të veçantë.

Pritet që gjatë zhvillimit të punimeve të kësaj konference të pranishëmve me një fjalë t’iu drejtohet edhe zv/ministri i PMS-së, Gjergj Dedaj, njofton Zyra për komunikim publik MPMS-së.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori