Kosova është partner i SHBA-ve, sa i përket luftimit të ekstremizmit, vlerëson ambasadori amerikanë në Kosovë, Greg Delawie, në një bisedë ekskluzive për RTV Dukagjinin.
“Është me rëndësi ta dimë se luftimi i ekstremizmit të dhunshëm është diçka me të cilën duhet të merren të gjitha shtetet. Në Shtetet e Bashkuara shqetësohemi për këtë, sepse nuk është çështje vetëm e Ballkanit; nuk është çështje vetëm e Kosovës. Ne kemi një partneritet me Kosovën, përkitazi me këtë. Kosova i ka miratuar disa ligje të rëndësishme, ka burgosur njerëz, kurse numri i atyre që shkon në Irak dhe Siri për të luftuar, ka rënë tepër shumë”, ka thënë ai.
Delawie shprehet se Kosova është më meritorja që në Elbasani, më 12 nëntor, nuk ka pasur viktima.
“Elementi më mbresëlënës në këtë tregim ka të bëjë me atë që ndodhi në nëntor në ndeshjen e futbollit ndërmjet Izraelit dhe Shqipërisë – që fillimisht ishte menduar të luhej në Shkodër, por u bart në Elbasan. Si rezultat i veprimeve të Policisë së Kosovës dhe agjencive qeveritare të Kosovës, komploti terrorist u prish plotësisht. Ka pasur gjasa që të ketë shumë viktima nga ai sulm. Më bëri përshtypje që Izraeli e mundi Shqipërinë 3:0, por të gjithë ishin fitues, sepse të gjithë shkuan gjallë në shtëpi. Kjo ndodhi për shkak të veprimeve që zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe partnerët e tyre në rajon i ndërmorën për t’i mbrojtur ato jetë’’, tha Delawie.
Tutje, ambasadori i SHBA-ve shtoi se Qeveria amerikane është e mahnitur me punën e Qeverisë së Kosovës në trajtimin e problemit të ekstremizmit të dhunshëm.
“Kosova është ndër partnerët tanë më të fortë dhe ne mirëpresim bashkëpunimin për këtë çështje të rëndësishme”, ka thënë ambasadori amerikan. /RTV D/Telegrafi/
https://youtu.be/31Anlu0Kc0M
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker