LAJMI I FUNDIT:

Del Piero shpreson të luajë kundër Lazios

Del Piero shpreson të luajë kundër Lazios

Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka dëshirë të madhe të luajë në ndeshjen e parë të sezonit në Serie A, dhe shpreson që do të inkuadrohet në ndeshjen e ardhshme kundër Lazios.

Ikona bardhezi mungoi në ndeshjen e parë kundër Chievos për shkak të problemeve me shpinën, ndërsa në ndeshjen kundër Romës në Olimpico qëndroi në bankën rezervë.

“E pashë fushën (në Olimpico) dhe shpresoj se do të mund të luaj në ndeshjen e radhës në Ligë kundër Lazios”.

“Jemi shumë të lumtur me tri pikët që fituam në Romë. Treguam vendosmëri të madhe dhe karakter”.


“Tani na mbetet ta mbajmë këtë mentalitet gjatë gjithë sezonit, ashtu që të arrijmë objektivat për të cilat jemi përcaktuar, dhe atë që presin tifozët nga ne”, ka thënë Del Piero për faqen zyrtare të Juves.