Nga: Fadil Sahiti
Kur një gazetar i kulturës së një televizioni publik më ftoi të jem mysafir në emisionin e tij, kisha dyshime nëse duhet ta pranoj ftesën ose jo. Kërkesa e tij ishte të mos nxitoj me refuzimin, para se t’i dija temat e bisedës. I kishte propozuar tri tema: ta lexoj dhe t’i rrëfej pastaj përshtypjet e mia për librin e novelistit britanik Herbert George Wells, “The invisible man”; ta shikoj filmin “The Big Short”; si dhe, ta dëgjoj këngën e bendit britanik Dire Straits, “The Sultans of Swing”. Edhe pse duhej ta rilexoja librin, ftesën e pranova.
Nga libri duhej ta zgjedhja pjesën më intriguese. U përcaktova për pjesën ku personazhi Griffin shëtitet në një prej rrugëve më të njohura të Londrës, në “Oxford Street”. Ngjarja ma përkujtonte debatin mes Sokratit dhe Glaukonit, kur ky i fundit e rrëfen historinë e Gigës i cili përmes unazës magjike bëhej i padukshëm dhe kryente krime të tmerrshme: vrasjen e mbretit, çuarjen e dashurisë dhe martesën me mbretëreshën e shumë poshtërsi tjera.
Ngjashëm, edhe personazhi i Griffinit, meqë ka fuqi magjike, ecën rrugëve si i padukshëm. Kjo ia shton lumturinë, euforinë dhe ekzaltimin, por pushtohet nga dëshira për t’u bërë hile të tjerëve. Gëzimi i tij nuk zgjat shumë, meqë duhet të shqetësohet jo vetëm nga përplasja me njerëzit tjerë, por edhe për nevojat elementare si veshja dhe transporti, të cilat papritmas bëhen më të vështira për t’u arritur. Edhe kur i afrohet fati dhe mundësia për t’u futur në taksi, kjo nuk është ide e mirë meqë të tjerët e kuptojnë ekzistencën e tij. Telashet i shtohen sidomos me qentë që e nuhasin e lehin pas tij, ndërsa në ikje e sipër i lë pas gjurmët e veta…
Lëndimet që i ndodhin kur ndeshet me të tjerët, mërdhitja nga të ftohtit, dhimbja që ndjen në këmbë dhe në fyt, e nuhatja nga qeni… i shërbejnë shkrimtarit për të na kujtuar se aftësia njerëzore për të manipuluar natyrën përmes magjisë apo shkencës do të jetë gjithmonë e kufizuar. Wellsi na thotë se njeriu, pavarësisht nivelit të kamjes apo të dijes, është qenie e vdekshme dhe tokësore; qenie e kufizuar, ndaj kurrë nuk mund të jemi as omniscentë e as omnipotentë. Edhe kur përmes hileve, magjive e mjeteve arrijmë përkohësisht të shmangim disa ligje morale apo natyrore, kurrë nuk mund t’u shpëtojmë të gjithëve. Jemi të detyruar ta bartim kryqin e të qënit njeri gjatë tërë jetës tonë.
Filmi “The Big Short” i regjisorit Adam McKay, e përshkruan krizën financiare globale të viteve 2007-2009. Një grup i profesionistëve, në heshtje dhe veç e veç konstatojnë se ekziston një problem me kreditë hipotekare. Por, skena më intriguese për mua është biseda mes Mark Baumit dhe gruas së tij Cynthia. Baumi haptas dhe me zemërim e shpreh zhgënjimin se si “njerëzit e thjeshtë, me të ardhura mesatare, po shkatërrohen nga bankat”. Ai çuditet se sa shumë njerëz e dinë të vërtetën, por shtiren sikur nuk po ndodhë asnjë gjë.
Për krizën, njerëzit gjithmonë e akuzojnë sistemin financiar. I gjithë tregimi është se sistemi funksionon në mënyrë të gabuar, ndërsa asnjëherë nuk përmendet fakti se e gjithë shoqëria ishte përgjegjëse për rrëmujën që ndodhi në ShBA e shumë shtete tjera. Mungon konstatimi i përgjegjësisë së shoqërisë. Filmi thotë se ekziston një pakicë e vogël e njerëzve që janë të vetëdijshëm se ku po shkon shoqëria dhe se çfarë mund të ofrojë e ardhmja, por ata duken si mizat të cilave askush nuk ua kushton vëmendjen derisa të jenë materializuar parashikimet e tyre.
Kënga e “Sultans of Swing” është një nga ato këngët që shkruhen, kompozohen dhe interpretohen rrallë e përmallë. Ajo e zhvendos imagjinatën e njeriut në një pasdite të së premtes, apo në një mbrëmje me shi të ftohtë të qytetit magjik të Londrës, kur befasisht e sheh veten duke ecur pranë Temzës, pranë “Syrit” apo në një ndër parqet e shumta, kur papritmas e dëgjon një muzikë që vjen nga një pab diku afër. Është tingulli që të tërheq të shkosh atje. Të bën të ndihesh mirë. Futeni brenda dhe sheh se aty ka njerëz të lagur nga shiu. Tingujt që vijnë nga instrumentet janë magjepsës. Muzikantët nuk shqetësohen nga prezenca e publikut; ata e kryejnë punën e tyre dhe ndjehen të lumtur. Tutje, në një qoshe, mund të ketë një turmë të rinjsh të dehur e të çrregullt. Krejt kjo ngjan me një natë magjike, ku më shumë se nga alkooli, njeriu dehet nga muzika. Dhe, të gjithë ndjehen sulltanë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Thënie nga Gjergj Fishta: Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve - dokrra pa kokrra!

Ç’është socializmi?

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Mos mendoni për politikën, jetoni si Forrest Gumpi?!
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët