LAJMI I FUNDIT:

Deficiti në SHBA i kalon parashikimet

Deficiti në SHBA i kalon parashikimet

Deficiti i buxhetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vitin 2011 parashihet të jetë 40 për qind më i lartë se parashikimet e mëhershme.

Zyra e Buxhetit në Kongres vlerësoi se deficiti në vitin fiskal 2011 do të shkojë në 1.48 trilionë dollarë. Vlerësimet e mëparshme ishin 1.07 trilionë dollarë.

Zyra tha se rritja kryesisht ka të bëjë me vendimin e presidentit Barak Obama që t’i zgjatë shkurtimet e taksave për të pasurit nga koha e Bushit. /Telegrafi/