LAJMI I FUNDIT:

Debutim ëndrrash për Fellainin, belgu shënon golin e fitores për Shandong Luneng

Debutim ëndrrash për Fellainin, belgu shënon golin e fitores për Shandong Luneng
Festa e Fellainit pas golit të shënuar (Foto: B/R Twitter)

Marouane Fellaini ka debutuar me gol te skuadra kineze, Shandong Luneng, gol me të cilin ia ka siguruar tri pikë ekipit të ti.

Mesfushori belg u transferua në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror nga Manchester Unitedi te Shandong Luneng për një shifër prej 12 milionë eurove.

Transferimi i tij te ekipi kinez u prit me entuziazëm të madh, por edhe belgu i bëri të gëzohen qysh në debutimin e tij.


Momenti kur Fellaini në tentim për të gjuajtur në portë, godet me top sigurimin në skaj të fushës
Lexo po ashtu Momenti kur Fellaini në tentim për të gjuajtur në portë, godet me top sigurimin në skaj të fushës

Kjo pasi Fellaini pati një debutim ëndrrash në Superligën e Kinës duke shënuar gol, i cili ishte i fitores për ekipin e tij.

Fellaini shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 të Shandong Luneng nga Beijing Renhe në ndeshjen e javës së parë të Superligës Kineze.

Festa e Fellainit pas golit të shënuar (Foto: B/R Twitter)

Goli i mesfushorit qendror erdhi nga afërsia në minutën e 50-të të ndeshjes.

Në ndeshjen e radhës, ekipi e tij e pret në shtëpi Henan Jianyen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori