Rusia premtoi se do të reagojë ashpër ndaj dëbimit të 35 diplomatëve të saj nga Uashingtoni, ndërsa vijon më tej përballja e hidhur për ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Dimitri Peskov, zëdhënësi i Kremlinit tha se Rusia do të përgjigjet në mënyrë reciproke duke i shkaktuar të njëjtat probleme SHBA, por shtoi se Moska nuk do të veprojë me nxitim, duke lënë të kuptohet se mund të presë inaugurimin e Trump.
“Këto vendime u morën nga presidenti Obama, ndërsa Trump do të bëhet kreu i shtetit pas tre javësh. Nuk ka dyshim, që në një mënyrë apo një tjetër, ky faktor do të merret në konsideratë”, deklaroi Peskov.
Rusia ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në zgjedhjet amerikane dhe i cilëson sanksionet veçse të pabazuara, thjesht një mënyrë e demokratëve për të justifikuar humbjen.
Reagimi rus erdhi pasi Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli non-grata 35 diplomatë rusë nga Ambasada e Uashingtonit dhe i dha 72 orë kohë për t’u larguar nga SHBA.
Sanksione janë vendosur ndaj 9 entiteteve dhe individëve, përfshirë dy agjenci ruse të inteligjencës, GRU dhe FSB. SHBA gjithashtu do të mbyllë dy ndërtesa në Nju Jork dhe Meriland që përdoren nga inteligjenca ruse. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFinlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit
Momenti kur raketa ruse godet ndërtesën kolektive në Kharkiv
E djathta ekstreme gjermane me fitore 'historike' zgjedhore në lindje
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Hamasi thotë se kërkesat e ashpra të Netanyahut për marrëveshje çuan në vdekjen e pengjeve
A e dini pse nën shkurtesën NATO shkruan edhe OTAN?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh