De Bruyne humbet durimin dhe e quan gazetarin “budalla” për pyetjen që i bëri

Kevin De Bruyne e ka humbur durimin e tij kur një gazetar i bëri atij një pyetje pas eliminimit të Belgjikës nga Euro 2024.
Belgjika pësoi humbje me rezultat 1-0 ndaj Francës në fazën e 1/8 së finales, duke marrë fund kështu Kampionati Evropian për ta.
Që të dyja ekipet ishin larg nga versioni i tyre më i mirë duke arritur të bëjnë vetëm dy gjuajtje në drejtim të portës, me Francën që iu nevojit një autogol i Jan Vertonghen për të kaluar tutje.
Ishte një kampanjë zhgënjyese për Belgjikë, të cilët përkundër se pësuan humbje të mëdha gjatë viteve të fundit, sërish konsideroheshin si një ndër kombëtaret që mund të shkaktonin befasi.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Francën, De Bruyne humbi durimin e tij me një gazetar i cili e pyeti ata për dështimin e “gjeneratës së artë” të Belgjikës.
“Stupid”: Kevin De Bruyne angry after a question about his “golden generation” who didn’t win anything #belgium #frabel #euro2024 pic.twitter.com/7z7bOzsbh1
— JS Grond-Tran (@JS_Grond) July 1, 2024
Gazetari e pyeti: A është e vështirë që gjenerata e artë nuk e ka arritur asnjë finale?
De Bruyne iu përgjigj: Çfarë është gjenerata e artë?
Gazetari iu kundërpërgjigj: E juaja!, para se kapiteni i Belgjikës të kthehej me një përgjigje tjetër: E juaja? Dhe ju thoni Franca, Anglia, Spanja dhe Gjermania nuk është një gjeneratë e artë? Në rregull, faleminderit.
De Bruyne menjëherë u ngrit nga karrigia e tij dhe gjatë daljes së tij kamerat e kapën duke tundur kokën dhe duke thënë : Budalla./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

“Na shpëtoi disa herë”, tifozët e Real Madridit lavdërojnë ‘heroin e vërtetë’ përballë Atletico Madridit

Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës