LAJMI I FUNDIT:

Dallku: Bashkëpunimin Shqipëri-Serbi nuk e shoh problematik, ta shohim nga ana sportive

Dallku: Bashkëpunimin Shqipëri-Serbi nuk e shoh problematik, ta shohim nga ana sportive

Ish-reprezentuesi i Kombëtares Shqiptare, Armend Dallku e ka cilësuar bashkëpunimin e Federatës Shqiptare të Futbollit me atë të Serbisë për të kandiduar së bashku për organizimin e Kampionatit Evropian të futbollit për grupmoshat U21 në vitin 2027 si një bashkëpunim që duhet të shihet vetëm nga ana sportive.

Duke folur për KosovaPress, Dallku ka theksuar se ky moment duhet të shfrytëzohet nga Kosova dhe se ky mund të jetë një pikënisje që të vijë deri te njohja e Kosovës nga Serbia.

Ai ka shtuar se një organizim kaq i madh nuk vie shpesh në duart e një vendi dhe se nuk duhet të shihet si një problematikë e madhe sepse pas kësaj mund të vijnë edhe organizime shumë më të mëdha që UEFA mund t’ia besojë vendeve tona.


Reagime të ashpra nga komuniteti sportiv në Kosovë për idenë e organizimit të Kampionatit Evropian nga Shqipëria dhe Serbia
Lexo po ashtu Reagime të ashpra nga komuniteti sportiv në Kosovë për idenë e organizimit të Kampionatit Evropian nga Shqipëria dhe Serbia

“Normalisht që shumë tifozë janë të zhgënjyer në këtë drejtim dhe ne nëse e shohim nga ana politike jemi me një dozë jo realist, mirëpo nëse e shohim nga ana sportive, një organizim i tillë nuk të vjen shpesh në dorë sepse kjo punë shkon shkallë-shkallë organizimet. Jo rastësisht është bërë finalja e Ligës së Konferencës në Tiranë, pastaj vjen evenimenti tjetër si ky. Nëse ky eveniment kalohet me sukses, pse mos ta kemi një finale të Ligës së Kampionëve në të ardhmen, pse mos ta kemi një organizim më të madh…Ky është mendimi imë personal dhe këtë nuk duhet ta sheh dikush si problematike këtë. Nuk e shoh që është problematikë e madhe sepse janë dy shtete të ndryshme që do ta bëjnë organizimin e vet”, theksoi Dallku.

Për këtë kandidaturë, ka pasur reagime të shumta në Kosovë nga njohësit e fushës së sportit, ndërsa nga ministri i Ministrisë së Sportit, Hajrulla Çeku është konfirmuar për KosovaPress se nuk ka pasur asnjë komunikim ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në lidhje me këtë kandidaturë.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori