LAJMI I FUNDIT:

Dallavere në tenderin 1.8 milionë euro të MASHT-it (Dokument)

Dallavere në tenderin 1.8 milionë euro të MASHT-it (Dokument)

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) e ka humbur betejën në gjykatën e tenderëve (OSHP) përballë kompanisë “Loni & Menti”. Kësaj kompania tani MASHT detyrohet t’ia nënshkruaj kontratën në vlerë prej hiq me pak se 1.863,567.94 përkundër një vendimi qe kishte marrë për anulimin e këtij tenderi.

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, pasi i ka përfunduar të gjitha procedurat e prokurimit dhe e ka shpallur fitues të tenderit në vlerë prej 1.863,567.94 kompaninë “Loni & Menti” nga Peja, për ndërtimin e një shkolle në Mitrovicë, ka vendosur që ta anuloj këtë tender.

Por OSHP-ja ka gjetur disa shkelje ligjore në këtë proces dhe ka urdhëruar MASHT-in që të nënshkruhet kjo kontratë.


Sipas vendimit të OSHP-së, të ciline ka siguruar portali “Infokusi”, kompania “Loni & Menti”, ka deponuar ankesë në OSHP menatën 06.02.2015, kundër njoftimit për anulim të aktivitetit të prokurimit, duke pretenduar se Autoriteti Kontraktues (MASHT) ka bërë shkelje ligjore.

“Organi Shqyrtues i Prokurimit, pas pranimit të ankesës, në bazë të nenit 113 të LPP-së Nr. 04/L-042, ka autorizuar ekspertin shqyrtues për të shqyrtuar ankesën lidhur me këtë aktivitet të prokurimit, si dhe vlefshmërinë e të gjitha pretendimeve të palës ankimore, “Loni & Menti”. Eksperti shqyrtues në raportin e tije te datës: 16.02.20, ka sqaruar së AK-ja e ka bere anulimin e aktivitetit te prokurimit ne kundërshtim me nenin 62 te LPP-së”, shkruan në vendimin e OSHP-së.

Nga ana tjetër, MASHT e ka justifikuar anulimin e këtij tenderi me një marrëveshje/memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Pushtetit Lokal (MAP) për bartjen e fondeve dhe projekteve kapitali nga “MASHT” në “MAP” ku në nenin 1 pika 2 të këtij memorandumi ka hyrë edhe ky projekt për të cilin ministria i ka kryer procedurat e prokurimit dhe e ka shpallur fituesin.

Por ky arsyetim i ministrisë nuk ka kryer punë në gjykatën e tenderëve.

Ata kanë konstatuar se pretendimet e operatorit ekonomik ankues “Loni & Menti” janë të qëndrueshme, dhe se obligohet autoriteti kontraktues, pra ministria, që konform nenit 60 te LPP-se, të vazhdoi tutje me këtë aktivitet të prokurimit.

I.

Aprovohet ankesa e OE ”Loni & Ment!”, me seli në Pejë, lidhur me procedurën e prokurimit me titu11 “Ndërtimi i shkollës fillore në Mitrovice”, me nr. Të Prokurimit: MASHT 14/057/511, të iniciuar nga Autoriteti Kontraktues (AK) – Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si të bazuar.

II.

I anulohet vendimi i Autoritetit kontraktues (AK) – Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, për anulim të aktivitetit të prokurimit, lidhur me procedurat e prokurimit me titull: “Ndertimi i shkollës fillore në Mitrovice”, me nr. te Prokurimit: ‘MASHT 14/057/511, si i pa bazuar, dhe urdhërohet qe ky aktivitet i prokurimit te vazhdoj, konformë nenit 60 te LPPst!.

III.

Urdhërohet Autoriteti kontraktues, qe me se largu në afat prej 10 ditësh kalendarike, të zbatoj vendimin e OSHP-së, konformë neni! 105, paragrafi 2, pika 2.7,2.8,2.10,2.11, 2.12″, 2.13 dhe 2.14. dhe me to njëjtin ta njoftoje OSHP-në dhe palët në procedure. /Infokusi.com/
MASHT1

MASHT2

MASHT3

MASHT4