LAJMI I FUNDIT:

Crouch nuk do të largohet nga Portsmouth

Crouch nuk do të largohet nga Portsmouth

Agjenti i Peter Crouch ka mohuar spekulimet se sulmuesi anglez dëshiron të largohet nga Portsmouthi gjatë këtij afati kalimtar.

28-vjeçari ka qenë i lidhur me ndonjë transferim të mundshëm te Blackburn Rovers dhe Sunderland, mirëpo agjenti i tij thotë se asgjë nga këto spekulime nuk është e vërtetë.

“Nuk ka pasur oferta nga klubet tjera për Peter Crouch. Ai ka ende kontratë me Portsmouthin dhe planifikon të qëndrojë aty në sezonin e ardhshëm. Ai nuk dëshiron të largohet”, ka thënë Barnett për “The Portsmouth News”.