LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e 908 në karrierë

Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e 908 në karrierë

Cristiano Ronaldo e ka realizuar golin e 908 në karrierë në fitoren 5-1 të Al Nassr përballë Al Ain në Superligë e Arabisë Saudite.

Anderson Talisca e hapi llogarinë e golave për ekipin arab, duke shënuar qysh në minutën e pestë.

Pas 31 minutash lojë, Cristiano Ronaldo shënoi për 2-0, duke realizuar kështu golin e 908 në karrierë.


Gjashtë minuta më vonë, Al Nassr u ndihmua nga Cardoso, që realizoi auto-gol dhe për 3-0 për ekipin vendas.

Në pjesën e dytë, Bento shënoi auto-gol, duke ngushtuar epërsinë e Al Nassr në 3-1.

Wesley nuk lejoi që bashkëlojtarët e tij të ndiheshin nën presion, duke shënuar për 4-1 në minutën e 81-të.

Në minutën e 90+4-të, Talisca vulosi fitoren e Al Nassr (10 pikë) për 5-1 dhe për ta lënë Al Nassrin në ndjekje të Al Hilal dhe Al Ahli, që kanë nga 12 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori