LAJMI I FUNDIT:

Consumer Reports: iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus nuk lakohen edhe aq lehtë

Consumer Reports: iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus nuk lakohen edhe aq lehtë

Vetëm një ditë pasi Apple lëshoi deklaratën e saj të parë në lidhje me ankesat e vazhdueshme të njerëzve që pretendonin se iPhone 6 Plus lakohet në xhepat e përdoruesve, Consumer Reports ka publikuar rezultatet e saj të testimit me fabletin e parë të Apple.

Në përmbledhje, rezultatet e Consumer Reports tregojnë se telefonat e rinj të Apple janë shumë më të fortë sesa që disa dëshmi dhe video online kanë sugjeruar në ditët e fundit.

Për ti testuar telefonat, Consumer Reports i ka vënë disa modele të telefonave në "provën e përkuljes tri-pikëshe ", e cila e mban telefonin e mbështetur në dy skaje dhe i bën presion në një pikë të tretë.

Telefonat e Apple janë testuar së bashku me konkurrentët si HTC One (M8), Samsung Galaxy Note 3, LG G3 dhe iPhone 5.


Rezultatet treguan se iPhone 6 Plus ishte në të vërtetë më i fortë se iPhone 6, duke filluar të shtrembërohej në 90 goditje me force, ndërsa ekrani dhe trupi i telefonit ndahen pas 110 goditjeve me forcë.

iPhone 6 filloi të shtrembërohej pas 70 goditjeve, dhe shkatërrimi i telefonit filloi pas 100 goditjeve.

HTC One (m8) performoi më së keqi në testin e Consumer Reports, pasi që deformimet e telefonit filluan pas vetëm 70 goditjeve, ndërsa shkatërrimi i tij pas 90 goditjeve.

LG G3 filloi të deformohej pas 130 goditjeve të njëjta, ndërsa për lakimin e iPhone 5 u nevojiten 130 goditje, e për shkatërrimin e tij u dashtën 150 goditje. Galaxy Note 3, në anën tjetër u deformua dhe u shkatërrua pas 150 goditjeve.

Consumer Reports ka thënë se derisa edhe pas deformimit, iPhone 6 dhe HTC One megjithatë funksiononin, rivali i tyre Galaxy Note 3 ndaloi së funksionuari menjëherë pas deformimit.

Në fund, Consumer Reports thotë se asnjëri nga telefonat e testuar nuk mbijetoi pas goditjeve të caktuara, por siguroi se të gjitha modelet e testuara janë në rregull për përdorim të përditshëm, dhe nuk deformohen aq lehtë sa thuhet. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s

Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s

Teknologji
Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Teknologji
Kalo në kategori