LAJMI I FUNDIT:

Cohu, konferenca e investitorëve për PTK zbulon shkeljen e ligjit

Cohu, konferenca e investitorëve për PTK zbulon shkeljen e ligjit

Të mërkuren, Ministria e Ekonomisë dhe Finansave, ka organizuar një konferencë për investitorët në lidhje me planin për përfshierjen e kapitalit privat në PTK. Kjo konferencë ka ekspozuar edhe njëherë se ky proces është kthyer me kokëteposhtë duke qenë se vendim-marrja po bëhet ekskluzivisht nga Qeverija dhe madje nga përfaqësues të kompanive private të lidhura me qeverinë duke e injoruar tërësisht Kuvendin e Kosovës, thuhet ne komunikaten e organizates Cohu.

Sipas saj, ligji për ndërmarrjet publike, ashtu siç është thënë edhe në një prezantim në këtë konferencë të donatorëve, përcakton që vendimi i Qeverisë për të autorizuar një Komitet për procedimin e tenderimit dhe privatizimit të një kompanie publike duhet të kalojë nëpër Kuvendin e Kosovës. Kjo nuk është bërë dhe themelimi i këtij Komiteti të udhëhequr nga ministri aktual i ekomisë dhe finansave, por edhe procedimi për tenderim është bërë pa kërkuar aprovim nga Kuvendi i Kosovës.

Në anën tjetër në Konferencën e investitorëve është thënë se aprovimi i Kuvendit të Kosovës pritet të ndodhë diku nga fillimi i Prillit. Deri në daljen para Kuvendit pritet të ketë mbaruar vlerësimi dhe përcaktimi i strategjisë, derisa Ligji për privatizim kërkon që ky proces të futet në Kuvend qysh me krijimin e Komitetit për përfshierjen e kapitalit privat. Kuvendi i Kosovës po involvohet në këtë proces pasi që shumë nga aktivitetet për përgaditjen për tenderim të PTK-së tashmë janë kryer, duke e reduktuar rolin e kuvendit vetëm në një konfirmues formal të dokumentave të Qeverisë, pa i dhënë mundësinë e diskutimit të këtyre hapave. Në këtë mënyrë jo vetëm që shkelet Ligji për kompanitë publike, por edhe Kushtetuta e Kosovës që përcakton rolet e ligjvënësit dhe ekzekutivit si dy pushtete të ndara.

Procesi i privatizimit të PTK-së, por edhe kompanive tjera është duke përcjellur nga mungesa e transparencës dhe llogaridhënjes para organit që supozohet të jetë më i larti, Kuvendit të Kosovës. Ky proces është monopolizuar nga Qeveria, gjegjësisht disa ministri që janë pjesë e Komitetit për përfshirjen e kapitalit privat në PTK. Në këtë mënyrë mundësia e ndikimeve dhe e konfliktit të interesit në këtë proces është tepër e lartë duke qenë se një pasuri kaq e madhe i lihet në dorë ekskluzivisht ekzekutivit, pra politikës që është në pushtet.


PTK-ja është një kompani tepër e vlefshme për ekonominë e Kosovës. Nëse vazhdohet të zbatohet qasja e tillë e mbyllur e privatizimit të saj, ekonomia e Kosovës do të ketë pasoja serioze para së gjithash duke pasur para sysh se këtij procesi po i prijnë njerëz që kanë qenë të dyshuar se e kanë korruptuar privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore. Në anën tjetër në këtë proces ekziston një konflikt i ashpër interesi duke qenë se Telco AG, si kompani që është e përfshier në përgaditjen e PTK-së për përfshierjen e kapitalit privat, është e involvuar edhe në negocimin me investitorët potencial. Vlerësimi në njërën anë dhe shitja në anën tjetër, duhet të jenë dy funksione tërësisht të ndara në mënyrë që të parandalohet mundësia e përfshierjes së ndikimit të investitorëve, politikës dhe konflikteve tjera të interesit.

Me një qasje të tillë në privatizimin e kompanive publike, rrezikon që thjesht të ekzekutohet shtylla e fundit e ekonomisë kosovare. Privatizimi i PTK-së, KEK-ut dhe dhënja me koncesion e aseteve tjera publike, duhet të jetë një proces që involvon publikun kosovar dhe institucionet tjera si dhe duhet të jetë i hapur për kontribute të ekspertëve të pavarur.

Në formën siç është duke u proceduar, ky proces është duke u nxituar tepër shumë, duke rrrezikuar kështu jo vetëm kapjen e një momenti të vështirë në tregun ndërkombëtar financiar, por edhe përshkimin e këtij procesi me manipulime. Edhe në konferencën e investitorëve u pa se shtete të tjera në rajon janë duke hequr dorë nga privatizimet e ngjashme duke qenë se kriza ekonomike dhe e tregut financiar ndërkombtar nuk përbën një moment të mirë për ndërmarrje kaq të mëdha privatizimi.

Shpëtimi i këtij sektorit nuk është vetëm heqja dorë nga prona publike, por është para së gjithash vendosja e një llogaridhënjeje, mbisundimi të ligjit dhe transparencës. Raportet e shumta tregojnë se Kosova është në pikën më kritike për sa i përket ligjshmërisë, luftimit të korrupsionit dhe respektimin e transparencës e praktikave të mira në qeverisjen e korporatave publike. Nëse kemi një qeverisje të korruptuar rrezikojmë që procesi i shitjes së kompanive publike të jetë i hapur ndaj ndikimeve të sektorit privat duke bërë që të bie vlera e këtyre kompanive. Poashtu korrupsioni rrezikon që edhe fondet eventuale të mbledhura nga shitja të jenë pre e një keqmenaxhimi ose korrupsioni. Në këtë moment është tepër i rëndësishëm presioni publik për ta nxjerrë procesin e privatizimit të kompanive publike nga terri në të cilin e ka vënë Qeveria e Kosovës.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Kalo në kategori