LAJMI I FUNDIT:

Coca-Cola rrit fitimet për 8.4 për qind

Coca-Cola rrit fitimet për 8.4 për qind

Prodhuesi më i madh i pijeve joalkoolike në botë, kompania amerikane Coca-Cola rriti fitimin për tremujorin e tretë të vitit 2010 për 8.4 për qind në 2.6 miliardë dollarë, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Të ardhurat e kompanisë janë rritur për pesë për qind deri në 8,43 miliardë dollarë. Ndikim pozitiv mbi fitimin e Coca-Colas gjatë tremujorit të tretë tregoi plasimi i pijeve të reja në tregjet e vendeve në zhvillim, para së gjithash në Indi dhe Rusi.

Vëllimi i përgjithshëm i shitjes është rritur për pesë për qind, në tregun amerikan është rritur dy, ndërsa në atë të huaj për gjashtë për qind.

Në Evropë dhe Afrikë rritja ka qenë 12, ndërsa në Rusi 30 për qind. Deri në fund të vitit Coca-Cola planifikon t’i blejë aksionet personale me vlerë të përgjithshme prej 2 miliardë dollarëve. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori