LAJMI I FUNDIT:

Coca-Cola nervozon Rusinë me reklamën e Vitit të Ri

Coca-Cola nervozon Rusinë me reklamën e Vitit të Ri

Coca Cola duket se është munduar të anashkalojë tensionet në Evropën Lindore, duke mos e përfshirë Krimenë në një hartë të Rusisë, në një mesazh marketingu për Vitin e Ri, raporton Guardian.

Rusia kishte aneksuar në vitin 2014 gadishullin që Ukraina pretendon se është saj, por ky vend aktualisht kontestohet nga dy vendet, transmeton Telegrafi.

Kompania prestigjioze fillimisht kishte postuar mesazhin për Vitin e Ri në rrjetin social VKontakte, në të cilën shfaqi hartën e Rusisë por që në atë hartë nuk e kishte përfshirë Krimenë.

Por pas kritikave të shumta të përdoruesve të rrjetit social rus, kompania publikoi hartën tjetër në të cilën kishte përfshirë edhe Krimenë, si dhe ishujt Kuril dhe Kaliningrad, duke u kërkuar falje me arsyetimin se ishte një gabim teknik.


Por ky gjest i Coca Cola nxiti reagime dhe thirrje për bojkot të pijeve të kësaj kompanie në Ukrainë, derisa vendosi të fshijë gjitha versionet e hartave në rrjetin social.

Kjo nuk është hera e parë që Coca-Cola bën një gjë të tillë – në fund të vitit 2014, kjo kompani kishte përfshirë Krimenë në hartën e Rusisë në muzeun e Coca-Cola në Moskë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Interesante
Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Interesante
I nxjerrin nga varret të vdekurit për t'i larë dhe ju ndërruar rrobat - ritual i pazakontë i një fisi indonezian

I nxjerrin nga varret të vdekurit për t'i larë dhe ju ndërruar rrobat - ritual i pazakontë i një fisi indonezian

Interesante
Njihuni me Flokin, qenin që u bë viral për aftësitë e tij në volejboll

Njihuni me Flokin, qenin që u bë viral për aftësitë e tij në volejboll

Interesante
Amerikanja fiton dy çmime në lotari në më pak se një vit

Amerikanja fiton dy çmime në lotari në më pak se një vit

Fun
Gërmimet në pyllin e Tasmanisë i tejkalojnë pritjet, zbulohen specie të reja bimore

Gërmimet në pyllin e Tasmanisë i tejkalojnë pritjet, zbulohen specie të reja bimore

Interesante
Kalo në kategori