LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i OnePlus One do të rritet në Evropë

Çmimi i OnePlus One do të rritet në Evropë

Çmimi i OnePlus One në Evropë do të rritet, dhe çmimet e reja të telefonit të famshëm do të hynë në fuqi nga data 25 mars.

Për momentin, çmimi i versionit me 16GB të OnePlus One tani shitet për 269 euro në Evropë, mirëpo pas kësaj date çmimi për këtë version do të jetë 299 euro.

Ndërsa për versionin me 64GB OnePlus One që aktualisht shitet 299 euro prej javës së ardhshme do të jetë 349 euro.
OnePlus ka thënë se arsyeja kryesore për ngritjen e çmimit të telefonit të saj është për shkak të vlerës aktuale të euros, dhe sipas tyre për momentin kompania është duke e shitur këtë model me humbje.

Kompania ka thënë se vetëm çmimi i telefonit do të ndryshojë, pasi që aksesorët tjerë të kompanisë do të mund të blihen me çmimet e njëjta sikurse aktualisht. (Telegrafi)