LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e mallrave të konsumit shënon ngritje gjatë janarit

Çmimet e mallrave të konsumit shënon ngritje gjatë janarit

Indeksi i çmimeve të konsumit në Kosovë gjatë muajit janar 2010 ka shënuar një rritje prej 0.5 për qind krahasuar me muajin dhjetor të vitit të kaluar, bëjnë të ditur zyrtarë të Entit të Statistikës së Kosovës. Ata thonë se indeksi i çmimeve ka shënuar ngritje të vogël edhe në krahasim me muajin janar të vitit 2009

Çmimet e konsumit në Kosovë kanë shënuar një rritje të vogël gjatë muajit të parë të këtij viti, krahasuar me muajin dhjetor. Kështu njofton drejtori i Departamentit të politikave ekonomike në Entin e Statistikës së Kosovës, Ilir Berisha, pas publikimit të fundit të indeksit të çmimeve të konsumit.

Indeksi i çmimeve të konsumit ka shënuar ngritje gjatë janarit të këtij viti për 0.6 për qind krahasuar me janarin e vitit 2009, sqaron Berisha. Është ngritur çmimi i rrymës, gazit dhe lëndëve tjera djegëse për 8.4 për qind, përdorimi i pajisjeve për transport personal 11.5 për qind, pastaj çmimi i perimeve është shtrenjtuar mbi 8 për qind, sheqerit, mjaltës dhe ëmbëlsirave 19 për qind, pastaj çmimi i shërbimeve komunale për 11 për qind etj. Por, gjatë këtij muaji ka pasur edhe rënie të çmimeve të disa artikujve, thekson Berisha.

Sipas ecurisë vjetore të çmimeve, gjatë vitit 2009 në Kosovë është shënuar një deflacion, apo rënie e përgjithshme e çmimeve prej rreth 2.4 për qind. Kjo sipas ekspertëve është vlerësuar se ka ndodhur për shkak të krizës ekonomike botërore dhe rënies së dërgesave të mërgimtarëve tanë.


Ndryshe, Enti i Statistikës së Kosovës publikon Indeksin e çmimeve të konsumit në baza mujore, ndërsa të dhënat i mbledhë në dhjetë qendra të vendit./rtk/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Kalo në kategori