LAJMI I FUNDIT:

Çmime speciale për fluturimet gjatë zgjedhjeve

Çmime speciale për fluturimet gjatë zgjedhjeve

Kosova Airlines dhe Eurokoha njofton të gjithë bashkatdhetarët e diasporës se organizon fluturime shtesë për të lehtësuar ardhjen e tyre në Republikën e Kosovës në ditën e zgjedhjeve komunale më 15 nëntor duke kontribuar keshtu në realizimin e të drejtës së tyre për pjesmarje aktive në këto zgjedhje.

Fluturimet shtesë dhe çmimet speciale janë të organizuara për të shtunën më 14 nëntor dhe të dielën më 15 nëntor. /Telegrafi/