LAJMI I FUNDIT:

Çmim rekord i arit

Çmim rekord i arit

Çmimi i arit sot në Bursën e Londrës rrënoi vlerën rekorde të vendosur para një jave.

Unca (31,1 gramë) e arit tregtohej me çmim prej 1065 dollarëve, lajmëruan agjencitë perëndimore.

Rritja e çmimit të arit në rekord të ri është pasojw e rënies së vlerës së dollarit në krahasim me euron, që sot arriti në 1,48 dollarë, konsiderojnë analistët, duke shtuar se dollari i dobët, e bën arin më të lirë për investitorët që kanë valuta tjera, që shkakton rritje të kërkesës dhe të çmimeve.