LAJMI I FUNDIT:

City do të provoi transferimin e Aubameyangit

City do të provoi transferimin e Aubameyangit
WOLFSBURG, GERMANY - SEPTEMBER 20: Pierre-Emerick Aubameyang of Dortmund celebrates after scoring his team's second goal during the Bundesliga match between VfL Wolfsburg and Borussia Dortmund at Volkswagen Arena on September 21, 2016 in Wolfsburg, Germany. (Photo by Ronny Hartmann/Getty Images For MAN)

Manchester City është lidere në kampionatin anglez por Pep Guardiola është duke dëshiruar ta përforcojë edhe më shumë skuadrën e tij.

Në afatin kalimtar të janarit qytetarët nga Manchesteri do të tentojnë transferimin e sulmuesit fantastik Pierre Emerick Aubameyang.

Afrikani po kalon nëpër një formë tejet të mirë me Borussia Dortmundin dhe është pranë largimit nga ky klub.


Sipas medieve angleze, Manchester City është duke tentuar transferimin e tij për një shumë rreth 70 milionë euro.

Edhe pse duket i vështirë transferimi i gabonezit, City do të provojë të transferojë pasi Aubameyang është kërkesë e Pep Guardiolas.

Gjithsesi në garë për 27-vjeçarin është edhe skuadra tjetër angleze Chelsea. /Telegrafi/