LAJMI I FUNDIT:

City arrin marrëveshje për Santa Cruz?

City arrin marrëveshje për Santa Cruz?

Manchester City është afër nënshkrimit të marrëveshjes me Blackburn Rovers për të marrë shërbimet e sulmuesit Roque Santa Cruz.

Daily Mail shkruan se City ka arritur marrëveshje të vlefshme 18 milionë funte me Blackburnin për të nënshkruar me Roque Santa Cruz, derisa kërkon të ndërtojë një skuadër që do të futet në top katërshin e Premier League.

Menaxheri Mark Hughes do të bashkohet përfundimisht me sulmuesin të cilin kishte dashur ta marrë me veti që verën e kaluar, kur u largua nga Rovers në drejtim të Cityt.

Santa Cruz do të kushtojë 15 milionë funte, ndërsa pjesa tjetër do të jepet në varësi të paraqitjeve të lojtarit dhe suksesit të ekipit.