LAJMI I FUNDIT:

“Cima” kujton kohën kur ishte futbollist i Prishtinës: Kam qenë temperament, i shpejtë dhe i rrezikshëm para portës

“Cima” kujton kohën kur ishte futbollist i Prishtinës: Kam qenë temperament, i shpejtë dhe i rrezikshëm para portës

Rasim Thaçin shumëkush e njeh në saje të roleve të shumta prej humoristi shqiptar.

Por, aktori më mirë i njohur si Cima, ka qenë edhe një futbollist profesionist i klubit kryeqytetas të Prishtinës.

Ai i është rikthyer kohës së viteve të 80-ta të shekullit të kaluar teksa zbardh disa detaje rreth kohës së kaluar te bardhekaltërit.


https://www.instagram.com/p/BxrrzbinCBP/

Tashmë 70-vjeçar ka treguar se ka luajtur në dy pozita të ndryshme në fushës dhe se ka qenë temperament.

“Ishte viti 1977 kur në atë kohë isha futbollist i Prishtinës , për disa nga ju që nuk e keni ditë që kam qenë edhe futbollist , dy fjalë për veten time. Kam qenë futbollist temperament, shumë i shpejtë, sulmues me raste edhe mesfushor i djathtë, golashënues disa herë etj”.

“Por ka pas edhe raste që në atë kohë për me tregu veten se jam më i miri e kam hëngër një spec të kuq para lojës … dhe midis lojës më ka rrok më falni në shprehje, qkula dhe jam detyruar me i marr leje dy herë gjyqtarit të ndeshjes me shkuar në banjo dhe herën e tretë kur i kërkova me shkuar sërish, më dha karton të kuq dhe më tha rri qatje në shole mos hajde më hiq”, ka shkruar ai ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, në foton e publikuar shihen edhe Agim Cana, Burim Hatipi, Nasurllah Shehu, Agim Zymi, Ismet Shufta dhe disa lojtarë serbë. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/Bxy_uBxnvjq/

Në trend Sport

Më shumë
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori