LAJMI I FUNDIT:

Cili është trajtimi i njollave të kuqe?

Cili është trajtimi i njollave të kuqe?

Hemangiomat janë tipi më i zakonshëm i nishaneve vaskulare. Zakonisht janë të padhembshëm dhe të padëmshëm dhe shkaku i tyre nuk është i njohur.

Dr. Dëfrim Koçinaj,
kirurg i fëmijëve
tel: 044 218 543

Ngjyra e hemangiomave vjen nga zhvillimi ekstensiv i enëve të gjakut në sipërfaqe të lëkurës. Shumica e njollave kapilare si njollat ngjyrë rozë në të verdhë dhe hemangiomat kapilare janë të përkohshme dhe nuk kërkojnë trajtim.

Për lezionet permanente (të përhershme), kozmetika maskuese mund të ndihmojë (psh. Covermark). Kortizonikët e dhënë nga goja mund ta reduktojnë madhësinë e hemangiomës e cila rritet në mënyrë rapide dhe mbyll shikimin (nëse është e lokalizuar pranë syrit) ose është pranë organeve vitale dhe pengon funksionimin e tyre. Në raste të caktuara, kur rrezikohet jeta e fëmijës, për shembull, kur kemi lokalizim të hemangiomës në rrugët e frymëmarrjes, janë dhënë edhe citostatik (kimiopreparate).


Nevus flamenus në fytyrë mund të trajtohet në moshë të re me laser për rezultate më të mira.

Trajtimet e tjera për njollat e kuqe përfshijnë: krioterapinë (ngrirjen), kirurgjinë laserike dhe largimin kirurgjik

Kohëve të fundit ekziston edhe një trajtim i ri medikamentoz shumë i suksesshëm, me beta-bllokues (Propranolol).

Në disa raste, njollat e lindura nuk trajtohen derisa fëmija arrin moshën e shkollës. Megjithatë, njollat e lindura trajtohen më herët nëse ato dëmtojnë funksionet vitale të organizmit, si shikimi, frymëmarrja, apo janë të natyrës kozmetike. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori