LAJMI I FUNDIT:

Cili është niveli i radhës drejt një të ardhme pa tym?

Cili është niveli i radhës drejt një të ardhme pa tym?

Në çdo produkt që lidhet me teknologjinë, është normale të shihen përmirësime me kalimin e kohës. Nëse mbani mend se si dukeshin celularët e vjetër dhe i krahasoni me ato të sotmit, do të vini re një përmirësim të madh.

Ashtu si me çdo produkt teknologjik inovativ, ekipet që qëndrojnë pas të gjithë procesit janë gjithmonë duke u përpjekur të përmirësojnë versionin e mëparshëm. Nëse marrim për shembull gjeneratën e mëparshme të pajisjeve dhe IQOS ILUMA-n e re, ka një ndryshim të madh midis dy produkteve në teknologjinë e përdorur. Gjenerata e re e pajisjeve duhet të përmbushë disa pritshmëri të përdoruesve, por fokusi më i madh është në pastrimin e pajisjeve.

Për kompaninë “Philip Morris International”, kjo risi, e cila është edhe produkti më inovativ në portofol – IQOS ILUMA është shtytës i ndryshimit.

“Ende jemi kompania e vetme e duhanit që i kemi vendosur vetes synimin për të zëvendësuar sa më shpejt cigaret me alternativa potencialisht më pak të dëmshme. Ky angazhim është shpallur dhe mbështetur zyrtarisht nga Bordi i Drejtorëve të kompanisë, si dhe u është dërguar edhe investitorëve përmes Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve të Nju Jorkut. Dhe besoj se tashmë kemi bërë përparim të rëndësishëm drejt këtij qëllimi. Sot, më shumë se 27 milionë duhanpirës të rritur në mbarë botën kanë kaluar në produktet tona pa duhan, 72% e të cilëve e kanë lënë plotësisht duhanin, ose më shumë se 19 milionë njerëz në 82 vende. Pra, me kalimin e kohës, ne bëhemi një kompani e qëndrueshme dhe pa tym. Një kompani që mbështetet në produkte inovative pa duhan. Për ne bota pa tym është drejtimi i duhur dhe ne jemi të vendosur të kemi një rol aktiv në këtë proces”, tha Ivan Kostiq, Menaxher i Përgjithshëm i Kombinatit të Duhanit “Philip Morris” – Prilep.

Në tregun tonë, kjo risi e re teknologjike mbërrin më 20 nëntor dhe do të jenë të disponueshme tre modele pajisjesh, me çmime të ndryshme – të gjitha me teknologjinë më të fundit të ngrohjes me induksion. Dizajni dhe performanca e përmirësuar janë përshtatur sipas nevojave të tregut, kështu që gjenerata e re zgjidh dy nga sfidat më të mëdha të përdoruesve: karrikimin dhe pastrimin. Bateria e gjeneratës së re të pajisjeve ka jetëgjatësi më të gjatë dhe teknologjia e re e ngrohjes me induksion eliminon plotësisht nevojën për pastrim.

Për të realizuar vizionin e një bote pa duhan, “Philip Morris International” duhet të përmbushë nevojat dhe pritshmëritë e duhanpirësve të rritur anembanë botës dhe për të arritur këtë qëllim, fokusohet në përshtatjen e plotë me nevojat dhe preferencat e tyre.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori