LAJMI I FUNDIT:

Cilët janë plazhet e pastra për pushuesit?

Cilët janë plazhet e pastra për pushuesit?

Moti i keq i këtyre ditëve ka frenuar disi turistët në bregdetin shqiptar.

Por krahas motit, turizmi vuan edhe problemet me pastërtinë apo infrastrukturën. Specialistët tregojnë se uji i bregdetit jo në gjithë vendin është i pastër.

“Plazhet me problematike janë ato të Durrësit, Kavajës, një pjesë e plazhit të vjetër në Vlorë, plazhi i Pyllit të Sodës.

Ndërkohë vlen të theksohet se plazhi i Velipojës, Shëngjinit, Dhermiut, Himarës, Borshit janë plazhet me të pastra”, u shpreh Altin Elezi, specialist në Agjencinë e Mjedisit dhe Pyjeve në Shqipëri.


Në shumë zona të Durrësit, në plazhin e vjetër të Vlorës dhe në Pyllin e Sodës ndotja bakteriologjike vazhdon të jetë 3 deri ne 4 herë më e lartë se normat e lejuara, çka bën që shumë persona të kenë infeksione në lëkurë. /Telegrafi/tch/