LAJMI I FUNDIT:

Cilat telefona do të prezantohen në MWC 2015 në Barcelonë?

Cilat telefona do të prezantohen në MWC 2015 në Barcelonë?

Mediat koreane sot kanë raportuar se si paraardhësi i tij një vit më parë, Galaxy S6 do ta bëjë debutimin e tij në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë në mars të këtij viti. Në mënyrë të veçantë, mediumet koreane përmendin 2 marsin si një datë të mundshme të lansimit të gjeneratës së re të telefonit të Samsung.

Mirëpo, kjo datë nëkupton se prezantimi zyrtar i Galaxy S6 do të bëhet në të njëjtën kohë me telefonin e ardhshëm të serisë One nga rivali HTC, përkatësisht modelin poaq të avancuar HTC One M9.

HTC tashmë e ka planifikuar një ngjarje për pasditen e datës 1 mars, në të cilën pritet të shfaqet telefoni i shumë përfolur i saj.

Burimet e Chosun Ilbo sugjerojnë se Samsung ka shumë prototipa Galaxy S6 në përgatitje, por siç thuhet ende nuk ka përfunduar me dizajnin e telefonit.


Megjithatë, burimet e shumta të informacionit thonë se telefoni më i ri i Samsung "do të ketë një shtresë të jashtme në një material metalik" sikurse Galaxy Alpha dhe Galaxy Note 4.

Sa për rivalin e saj lokal LG, një ekzekutiv i kompanisë mësohet të ketë thënë se LG G4, pasardhësi i G3 të vitit të kaluar, nuk do të shfaqet në kongres, pasi që LG ka nevojë të "kalojë më shumë kohë në përsosjen e telefonit të saj të ri." Në vend të kësaj, është raportuar se LG do të shfaq pajisje tjera që bazohen në webOS.

Nëse të gjitha këto pajisje të avancuara mobile do të prezantohen në Kongresin Botëror Mobil (MWC) në Barcelonë, atëherë kjo do të jetë njëra ndër ngjarjet kryesore të vitit e cila prezanton modelet e shumë pritura të telefonave dhe tabletëve në sistemin operativ Android. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

Teknologji
Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Teknologji
Kalo në kategori