LAJMI I FUNDIT:

CIA: Ekonomia shqiptare u rrit 3.1 % më 2010

CIA: Ekonomia shqiptare u rrit 3.1 % më 2010

Shërbimi inteligjent amerikan ka publikuar në faqen zyrtare të dhënat për ekonominë shqiptare për vitin 2010. Rritja ekonomike arriti në 3.1 për qind, ndërsa të ardhurat për frymë në 8.000 dollarë, thuhet në të dhënat për ekonominë shqiptare.

CIA ka përfshirë në analizën e saj llogaritjen e të ardhurave për frymë dhe madhësinë ekonomike në vend. Sipas këtij raporti, inflacioni vijon të jetë i ulët dhe stabël, ndërsa vlerësohet se qeveria ka marrë masa të ulë kurbën e krimit.

“Së fundmi qeveria ka adoptuar edhe një paketë fisklae, nëpërmjet së cilës synohet reduktimi i ekonomisë informale dhe tërheqja e investimeve të huaja,” thuhet në raportin e cituar nga gazeta Mapo.

Të ardhurat e emigrantëve kanë qenë burimi kryesor i furnizimit të ekonomisë, që sipas raportit përbëjnë 15 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, gjë që ka ndikuar në përmirësimin e deficitit tregtar.


Për sa i përket sektorit të bujqësisë, raporti vlerëson se mbetet ende shumë i pazhvilluar dhe në stad familjar. Në lidhje me sektorin e energjisë, raporti i CIA-s vë në dukje se përpos furnizimit me energji nga hidrocentralet, është ndërtuar një termocentral i ri në Vlorë që mund të ndihmojë në diversifikimin e energjisë elektrike. /Telegrafi/