Me temën “Nuk ka trashëgimi kulturore pa ne”, CHwB Kosova dhe HANDIKOS kanë bërë hapjen e këtij projekti, i cili ka për qëllim që gjatë periudhës shtatë mujore të bëjë identifikimin e sfidave dhe ofrimin e strategjive gjithëpërfshirëse për qasje në lokalitetet e trashëgimisë kulturore, përfshirë muzetë dhe galeritë, si dhe zbatimin/testimin e zgjidhjeve të ofruara në një study case (rast studimi) në një prej lokaliteteve të trashëgimisë kulturore të përzgjedhur nga persona me aftësi të kufizuara.
Drejtori ekzekutiv i CHwB Kosova, Sali Shoshi gjatë ceremonisë ka prezantuar projektin.
Shoshi tha se do të mundohen që bashkërisht të ndërtojnë një partneritet mes sektorit të trashëgimisë dhe personave me aftësi të kufizuar, në mënyrë që ky partneritet të jetë i qëndrueshëm dhe të zgjasë më shumë se shtatë muaj.
“Projekti ka për qëllim t’i identifikojë sfidat dhe ofrimin e strategjive gjithëpërfshirëse për qasje në lokalitetet e trashëgimisë kulturore, përfshirë muzetë dhe galeritë. Gjithashtu, në bazë të strategjive do të mundohemi të ofrojmë zgjidhje konkrete, bashkë me anëtarët e HANDIKOS-it do ta përzgjedhim një ndërtesë, e cila është e trashëgimisë kulturore për të cilën anëtarët e HANDIKOS kanë interes dhe bashkërisht me ta do të mundohemi t’i identifikojmë problemet dhe do ta krijojmë një studim, një rast për të cilën do të sigurojmë qasje, përfshirë nëse ka nevojë edhe për ashensor, jo vetëm qasjen fizike, por do të vazhdojmë edhe në qasje të informatave, në mënyrë që momentin kur hyn në ndërtesë të bashkëjetosh me tregimet që ka ndërtesa. Po ashtu, do të bëhet një doracak për që do t’iu shërbejë njerëzve qe janë të përfshirë në sektorin e trashëgimisë kulturore në mënyrë që çdo projekt që ta kenë parasysh çështjen e personave me aftësi të kufizuar. Do të mundohemi që bashkërisht të ndërtojmë një partneritet mes sektorit të trashëgimisë dhe personave me aftësi të kufizuar e që ky partneritet të jetë i qëndrueshëm dhe të jetë vetëm shtatë muaj por te vazhdojë bashkëpunimi me partneritetet”, tha Shoshi.
Drejtori ekzekutiv i HANDIKOS, Afrim Maliqi në një fjalë rasti është shprehur i kënaqur me nismën e këtij projekti. Sipas tij po i kushtohet rëndësi e madhe personave me aftësi të kufizuar.
“Ky vit i personave me aftësi ka ndodhur si nevojë, kërkesë e jona të cilën e kemi mirëpritur dhe kemi qenë aktiv në zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme. Ne sigurisht që nuk kemi pritur mrekullia për një vit, pasi për një vit nuk mund të zgjidhen të gjitha çështjet, por duhet punuar edhe një dekadë që t’i përafrohemi vendeve të tjera, jo vetëm në rajon, por edhe në botë, pasi kemi mundësi. Çështjet e personave me aftësi të kufizuar janë duke u trajtuar dhe biseduar çdo vend… Ky objekt të jetë një nismë për objektet tjera. Kuptojmë se kemi sfida ende, por duhet të mundohemi t’i tejkalojmë dhe gjithmonë duke i prioritizuar çështjet, të cilat janë më të rëndësishme sa i përket të drejtave të personave me aftësi të kufizuara”, tha Maliqi.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku tha se vëmendja institucionale këtë vit për personat me aftësi të kufizuar është më e madhe, derisa shtoi se po punojnë që në projekte të integrojnë edhe çështjen e personave me aftësi të kufizuar.
“Ky vit përtej simbolikës si vit që është shpallur për personat me aftësi të kufizuar ka treguar edhe lëvizje konkrete. Është e drejtë që mrekullitë nuk mund të bëhen shpejtë, por vëmendja institucionale është më e madhe, sepse është folur shumë që edhe ne jemi ballafaquar me situata me të cilat këta persona ballafaqohen në përditshmëri dhe e kemi për detyrë t’i zgjidhim këto. Nuk besoj se kanë një departament të veçantë që duhet të merret vetëm me çështjen e personave me aftësi të kufizuar, me të drejtat dhe sfidat e tyre, por kjo çështje duhet të jetë e integruar në gjithë punën që e bëjmë ne, andaj ky është edhe angazhimi ynë. Shpallja e vitit për personat me aftësi të kufizuar nënkupton se në projektet tona të integrojmë çështjen e personave me aftësi të kufizuar, edhe kur ndërtojmë stadiume edhe kur ndërtojmë qendra të kulturës duhet bashkërisht të zhvillojmë këtë sensibilitet”, tha Çeku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?