Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se prodhuesi amerikan i automjeteve, kompania Chrysler ka arritur një marrëveshje me kompaninë italiane Fiat dhe do të plotësojë dokumentacionin e falimentimit.
Ky njoftim u bë pasi dështuan përpjekjet për marrëveshje me firmat që i kanë dhënë hua Chrysler-it.
Gjatë javëve të fundit, punonjës, kompani për shitje makinash dhe pjesa më e madhe e hua-dhënëse ranë dakord të pakësojnë shumat që kërkojnë t’u paguajë Chrysler-i. Por presidenti Obama tha se ishte e nevojshme që kompania të paraqiste dokumentacionin e falimentimit, pasi një grup i vogël investitorësh nuk pranuan ta reduktonin borxhin e kompanisë.
Chrysler do të paraqesë dokumentacion për një lloj falimentimi që e mbron nga padi gjyqësore që mund të ngrenë hua-dhënësit, ndërkohë që ri-organizon financat dhe vazhdon operacionet. Qeveria do t’i ofrojë kompanisë kredi shtesë me vlerë 8 miliardë dollarë për ta ndihmuar në këtë periudhë.
Zoti Obama tha se partneriteti me FIAT-in do t’i japë Chrysler-it mjetet për të prodhuar makina që harxhojnë më pak karburant, që të dalë nga statusi i falimentimit dhe të bëhet fitim-prurëse. /woa/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEmona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI
"Terr e dritë - Rrëfime të viteve '90", i autorit Krenar Xhaferi, promovohet nesër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh