LAJMI I FUNDIT:

China Telecom zbulon versionin “zyrtar” të iPhone 6

China Telecom zbulon versionin “zyrtar” të iPhone 6

Me sa duket, pamjet e para “zyrtare” të iPhone 6 kanë rrjedhur nga partneri i kompanisë Apple, operatori mobil kinez China Telecom.

Operatori më i madh mobil kinez e ka shpërndarë fotografinë e iPhone 6 në rrjetin social Weibo, ndërsa e ka konfirmuar edhe lansimin e gjeneratës së re të telefonit të Apple, për të cilin ka thënë se do të bëhet shumë shpejtë.

Në postimin e saj në rrjetin social kinez, China Telecom pohoi se iPhone i ardhshëm do të ofrojë radio të cilat mund të përdoren nga të gjitha rrjetet mobile, dhe do të jetë pa kufizime të përdorimit si telefon nga ndonjë rrjet tjetër në Kinë.

Më parë gjatë këtij muaji, në internet janë shfaqur imazhet e para të iPhone 6 të paketuar tërësisht, dhe nga pamjet e para u zbulua telefoni i ri i Apple, i cili me sa duket do të sjell skaje të lakuara dhe trup më të hollë sesa versioni aktual i iPhone 5s.


iPhone 6 gjithashtu pritet të vijë me një USB kabllo të kthyeshme, ndërsa është thënë se modeli i ri i iPhone do të sjell edhe versionin me 128GB hapësirë të ruajtjes së të dhënave dhe përmbajtjes së përdoruesit.

Ngjarja ekskluzive për prezantimin e iPhone 6 thuhet se do të zhvillohet të martën, më 9 shtator. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Motorola thuhet se tashmë është duke punuar në Razr 50s

Motorola thuhet se tashmë është duke punuar në Razr 50s

Teknologji
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
Nëse sinjali juaj i Wi-Fi është i dobët në banesën ose shtëpinë tuaj, provojeni këtë

Nëse sinjali juaj i Wi-Fi është i dobët në banesën ose shtëpinë tuaj, provojeni këtë

Teknologji
Kalo në kategori