LAJMI I FUNDIT:

Chelsea vazhdon të kërkojë brazilianët Pato dhe Maicon

Chelsea vazhdon të kërkojë brazilianët Pato dhe Maicon

Carlo Ancelotti ka një ide të qartë për tipat e lojtarëve të cilët i nevojiten te Chelsea për ta fituar Ligën e Kampionëve, ndërsa deri më tani ai ka kërkuar lojtarët që i njeh më së miri, ata nga Serie A.

Pasi nuk arriti të sigurojë shërbimet e sulmuesit të Interit, Zlatan Ibrahimovic, Ancelotti dëshiron të tentojë transferimin e sulmuesit të Milanit, Alexandre Pato, dhe mbrojtësin e Interit, Douglas Maicon.

Blutë kanë ofruar 30 milionë euro për Maiconin, mirëpo presidenti zikaltër Massimo Moratti kërkon 40 milionë.

Ndërsa për Paton, Chelsea ka ofruar shërbimet e sulmuesit Didier Drogba dhe shumën prej 35 milionë eurosh për t’i bindur Rossonerët që të heqin dorë nga sulmuesi i tyre.