LAJMI I FUNDIT:

Chelsea synon transferimin befasues të Agueros

Chelsea synon transferimin befasues të Agueros

Klubi anglez, Chelsea thuhet se po shikon një lëvizje tronditëse për sulmuesin e Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Sipas mediumit anglez Daily Mail, Aguero shpreson të qëndrojë në sezonin e ardhshëm në Ligën Premier, edhe në qoftë se ai largohet nga Manchester City .

Kontrata e sulmuesit skadon në qershor dhe asnjë bisedë nuk është zhvilluar për afate të reja.


Barcelona besohet të ketë kontaktuar me Agueron në lidhje me një transferim të mundshëm falas.

Barcelona thuhet se ka arritur tashmë marrëveshje për transferimin e Agueros
Lexo po ashtu Barcelona thuhet se ka arritur tashmë marrëveshje për transferimin e Agueros

Por, presidenti i ri i Barcës, Joan Laporta, do të duhet të konkurrojë për nënshkrimin e Agueros – me Paris Saint-Germain dhe Chelsea kuptohet që po monitorojnë zhvillimet me 32-vjeçarin.

Chelsea është admirues afatgjatë i Agueros dhe u përpoq ta nënshkruante atë një dekadë më parë kur ai u zhvendos nga Atletico Madrid te City.

Kandidati për president të Barcelonës, Laporta vendos Agueron në listën e dëshirave të transferimeve
Lexo po ashtu Kandidati për president të Barcelonës, Laporta vendos Agueron në listën e dëshirave të transferimeve

Argjentinasi, i cili është golashënuesi rekord i Cityt, ka luftuar me lëndime dhe sëmundje këtë sezon – duke bërë vetëm pesë ndeshje si titullar për Pep Guardiola në të gjitha garat.

Aguero është shprehur i zhgënjyer për mungesën e mundësive që kur u kthye në gjendje më të mirë fizike në janar dhe largimi i tij në verë duke i pashmangshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Përfaqësueset
Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për

Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për "Euro 2026"

Hendboll
Kalo në kategori