LAJMI I FUNDIT:

Chelsea nuk mund t’i kthejë as lojtarët e huazuar

Chelsea nuk mund t’i kthejë as lojtarët e huazuar

Shpresat e Chelseat për rikthimin e lojtarëve të huazuar, janë shuar pasi që FIFA ka thënë se lojtarët të cilët janë dhënë në huazim për komplet sezonin nuk mund të kthehen.

FIFA ia ka ndaluar Chelseat që të jetë pjesë e merkatos në dy afatet e ardhshme kalimtare, për shkak të mënyrës së ndërhyrjes së Bluve për transferimin e lojtarit Gael Kakuta nga Lensi.

Ekipi nga Stamford Bridge shpresonte në lojtarët e huazuar për të zëvendësuar të lënduarit, ose lojtarët që do të luajnë në Kupën e Afrikës.

Mirëpo, “Daily Telegraph” njofton se FIFA ka pamundësuar kthimin e lojtarëve të cilët janë të huazuar për një sezon komplet.