LAJMI I FUNDIT:

Chelsea në krye të tabelës

Chelsea në krye të tabelës

Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore prej 3-0 në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Stamford Bridge, kundër Burnleyt.

Goli i parë erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë, kur par një asisti të Didier Drogbas Nicolas Anelka shënoi në portën mysafire.

Dy minuta brenda pjesës së dytë (47’), mesfushori gjerman Michel Ballack e dyfishoi rezultatin, ndërsa pesë minuta më vonë (52’), Ashley Cole e vendosi rezultatin përfundimtar.

Kjo është fitorja e katërt e Chelseat në katër ndeshje, dhe tashmë merr kreun e tabelës në Ligën Premier.