LAJMI I FUNDIT:

Chelsea në bisedime me Bayernin për Ribery

Chelsea në bisedime me Bayernin për Ribery

Sipas tabloidit britanik "The Sun', Chelsea ka kontaktuar me Bayern Munichun për të diskutuar mundësinë e transferimit të Franck Ribery në Stamford Bridge.

Sipas këtij burimi, pronari i Bluve, Roman Abramovich, ka biseduar me menaxherin gjeneral të bavarezëve, Uli Hoeness, dhe së shpejti pritet udhëtimi i tij në Gjermani për t’u takuar me drejtuesit e Bayernit.

Spekulohet se Chelsea do të ofrojë 47 milionë euro për ta bindur Bayernin që të heqë dorë nga superylli francez.

Megjithatë, për të fituar shërbimet e Ribery, përveç rezistencës së Bayernit, Chelsea duhet të përballet edhe me konkurrencën e Manchester United, Liverpool, Inter, Barcelona dhe Real Madrid, që po ashtu kërkojnë shërbimet e francezit.


Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Ligat tjera
Kalo në kategori