Chelsea bëhet gati për transferimin e parë të janarit, ai vjen nga La Liga
![Chelsea bëhet gati për transferimin e parë të janarit, ai vjen nga La Liga](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/20220829_MAS_LIG_03_CADvsATH-N0134-780x439.jpg)
Chelsea janë duke konsideruar mundësinë për të nënshkruar me mbrojtësin e Athletic Bilbaos, Aitor Paredes, për të përforcuar vijën e mbrojtjes këtë muaj.
“Blutë e Londrës” kanë hasur në probleme këtë sezon pasi Wesley Fofana dhe Trevoh Chalobah nuk kanë luajtur asnjë minutë deri më tani këtë sezon për shkak të lëndimeve.
Benoit Badiashile është gjithashtu jashtë fushave për shkak të një lëndimi muskulor dhe klubi londinez po vuan për ta mbajtur portën e pastër.
Fillimisht opsioni i parë i Chelseat ishte 20-vjeçari i Benficas, Antonio Silva, por një marrëveshje siç duket nuk është arritur mes palëve dhe tani ata janë të fokusuar tek transferimi i Paredes.
The Sun ka raportuar se Chelsea ka dërguar skautët për të përcjellur nga afër Paredesin, i cili këtë sezon është paraqitur në shtatë ndeshje në elitën e futbollit spanjoll, duke përfshirë duelin e së enjtes ndaj Sevillas ku Bilbao e fitoi me rezultat 2-0 dhe Paredes shënoi golin e dytë.
Paredes ka kontratë me Bilbaon deri në vitin 2025 dhe mund të jetë në dispozicion për shitje për një çmim rreth 20 milionë euro.
Më herët ishte raportuar se interesim për shërbimet e 23-vjeçarit kishin shprehur Real Madridi dhe Interi, andaj Chelsea me gjasë duhet të mposht konkurrencën e këtyre dy ekipeve, për të siguruar shërbimet e tij./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Pse sportistët olimpikë kafshojnë medaljet e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/sportistet-380x233.png)
Pse sportistët olimpikë kafshojnë medaljet e tyre
![Barcelona arrin marrëveshje me sensacionin e Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/olmo-2-380x233.png)
Barcelona arrin marrëveshje me sensacionin e Euro 2024
![Usain Bolt emëron yllin e Ligës Premier si lojtarin e vetëm që do mund ta mposhte në 20 metra sprint](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/usain-bolt-1-380x233.png)
Usain Bolt emëron yllin e Ligës Premier si lojtarin e vetëm që do mund ta mposhte në 20 metra sprint
![Ancelotti nuk e ftoi në turneun në SHBA, lojtari i reagon në rrjetet sociale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ancelotti-380x233.jpg)
Ancelotti nuk e ftoi në turneun në SHBA, lojtari i reagon në rrjetet sociale
![Calafiori iu bashkua Arsenalit, por shikoni çfarë i ndodhi italianit kur e prezantoi Arteta](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/rica-380x233.png)
Calafiori iu bashkua Arsenalit, por shikoni çfarë i ndodhi italianit kur e prezantoi Arteta
![Guler, Endrick dhe Diaz, të frikshëm në stërvitjen e Real Madridit - shpejtësi dhe gola mahnitës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/endrick-1-380x233.png)
Guler, Endrick dhe Diaz, të frikshëm në stërvitjen e Real Madridit - shpejtësi dhe gola mahnitës
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/595664646-380x233.jpg)
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit
![Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/beskallakuu-380x233.jpg)
Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi
![Situata e medaljeve pas ditës së tretë në Paris 2024: Kosova në vendin e 16-të në ranglistë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/kosova-1-380x233.png)
Situata e medaljeve pas ditës së tretë në Paris 2024: Kosova në vendin e 16-të në ranglistë
![Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/distria-krasniqi-1212-380x233.jpg)
Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë
![Yamal po shndërrohet në një](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/yamal-5-380x233.png)
Yamal po shndërrohet në një "bishë" te Barcelona, zbulohet masa muskulore që ka shtuar
![Sa milionerë ka në botë dhe ku jetojnë ata?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/millionaires-stock-gty-aa-191022_hpMain-380x233.jpg)
Sa milionerë ka në botë dhe ku jetojnë ata?