Revista L’Obs raportoi se presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi në samitin e NATO-s, se Franca do të furnizojë Kievin me raketa të reja me rreze të gjatë veprimi të tipit SCALP, të cilat do t’i mundësojnë Ukrainës të kryejë sulme në një distancë relativisht të gjatë. Kjo tërboi Kremlinin, i cili premtoi “kundërmasa”.
“Mendoj se është e rëndësishme që ne sot të dërgojmë një mesazh mbështetjeje për Ukrainën dhe unitetin e NATO-s”, tha Macron pas mbërritjes në samitin e NATO-s në Vilnius, Lituani, transmeton Telegrafi.
Një burim ushtarak francez raportoi gjithashtu se seria e parë e raketave ka mbërritur tashmë në Ukrainë.
Kjo raketë, e zhvilluar bashkërisht nga Britania dhe Franca, lëshohet nga një aeroplan luftarak. Ajo ka një rreze prej më shumë se 250 kilometra, që është më shumë se çdo armë tjetër e dorëzuar në Kiev nga vendet perëndimore deri më tani.
Kjo i jep Ukrainës mundësinë për të arritur në zonat në lindje të vendit që tani janë nën kontrollin rus.
Parisi nuk ka dhënë asnjë detaj për numrin e raketave që ka dorëzuar tashmë ose do të dorëzojë, por rezerva e tyre vlerësohet në “më pak se 400”, shkruan revista Defense and International Security.
Burimi i lartpërmendur ushtarak francez tha se “numri i dorëzuar në Ukrainë është shumë i rëndësishëm, por ai do t’i mbajë furnizimet franceze shumë mbi kapacitetin që i nevojitet”.
Kjo dërgesë plotëson tre kriteret që Franca përcaktoi për furnizimin me armë në Kiev: të jetë “i dobishëm në luftën” e ukrainasve, “mospërshkallëzues” në raport me Rusinë dhe “të mos dobësojë aftësinë e Francës për t’u mbrojtur”.
Me këto raketa, forcat ukrainase mund të prishin logjistikën, komandën dhe kontrollin rus dhe “disa aeroplanë luftarakë mund të bëjnë ndryshimin”, tha Dylan Lehrke, analist në një firmë private të inteligjencës britanike.
Ai thotë se me këto raketa, selia e flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol të Krimesë, tani është brenda rrezes së zjarrit ukrainas, si dhe shumë qytete ruse pranë kufirit.
Presidenti francez sqaroi se edhe nëse vendi i tij thyen tabunë për raketat me rreze të gjatë të dorëzuara në Kiev, raketat SCALP do të dorëzohen për të lejuar Ukrainën të mbrojë territorin e saj, duke përjashtuar kështu në mënyrë implicite çdo përdorim të këtyre raketave për të sulmuar Rusinë, theksoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVritet guvernatori rus, viktima e rangut më të lartë të luftës në Ukrainë
Trump synon BE-në dhe Britaninë e Madhe në kërcënimin e fundit tarifor
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet
Tarifat e Trumpit - çfarë janë dhe cili është ndikimi i tyre?
BE thotë se 'do të përgjigjet me vendosmëri' nëse Trump vendos tarifa ndaj bllokut
Si Ukraina, ashtu edhe Rusia duhet të 'të japin pak' për t'i dhënë fund luftës, thotë i dërguari i Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet