LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Është e kuptueshme që Ukraina nuk mund të jetë anëtare e NATO-s derisa lufta po vazhdon

Zelensky: Është e kuptueshme që Ukraina nuk mund të jetë anëtare e NATO-s derisa lufta po vazhdon

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se është e “kuptueshme” që Ukraina nuk mund të bëhet anëtare e plotë e NATO-s derisa po vazhdon lufta – duke theksuar se është “absolutisht e qartë”.

Duke folur para gazetarëve në samitin e NATO-s, në Lituani në prezencë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Zelensky theksoi se “absolutisht i kupton partnerët që po e ndihmojnë Ukrainën… dhe se ky është një moment mbijetese… e kupton se disa janë të frikësuar të flasin për anëtarësimin e Ukrainës sepse askush nuk është i gatshëm për një luftë botërore, është e logjikshme”.


“Ukraina e kupton qartë se aleatët po ndihmojnë Kievin me armë, dhe se është një sinjal i rëndësishëm që në samitin e NATO-s është përmendur anëtarësimi”, shtoi Zelensky, transmeton Telegrafi.

Ia mësynë qytezës në lindje, tanku dhe ushtarët rusë ndalen në gjysmë të rrugës – goditen nga artileria e rojeve kufitare të Ukrainës
Lexo po ashtu Ia mësynë qytezës në lindje, tanku dhe ushtarët rusë ndalen në gjysmë të rrugës – goditen nga artileria e rojeve kufitare të Ukrainës

Në anën tjetër, Stoltenberg ka njoftuar në këtë konferencë pakon trepalëshe për Ukrainën, si dhe bëri të ditur se Ukraina nuk mund të jetë anëtare derisa lufton vazhdon.

Ndryshe luftimet në Ukrainë po vazhdojnë, ku çdo ditë raportohen për të vdekur dhe shkatërrime masive të qyteteve ukrainase. /Telegrafi/